e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Probleme për Mërgim Mavrajn, nuk stërvitet tek ekipi i Këlnit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Probleme për Mërgim Mavrajn, nuk stërvitet tek ekipi i Këlnit

Dita e djeshme ka qenë pushim për qendërmbrojtësin e Këlnit. Mërgim Mavraj ka munguar në seancën stërvitore të paradites së djeshme me ekipin gjerman për shkak të problemeve gastrointensinale.

Untitled-4Lojtari ka ndier shqetësime që ia kanë bërë të pamundur vënien në gatishmëri të trajnerit Stoger. Ky i fundit ka deklaruar se pret që mbrojtësi të jetë i gatshëm sot në mënyrë që ta llogarisë atë për në formacion për takimin e kësaj fundjave.

Mavraj është një nga lojtarët e rëndësishëm në mbrojte në ndeshjet e pjesës së dytë të këtij sezoni, pasi në ato takime që është aktivizuar ka ofruar siguri dhe tashmë është bërë i domosdoshëm për të qenë në fushë.