Princ Leka kerkon vilen dykateshe te Kryqit te Kuq
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pretendenti i fronit mbretëror Leka II Zogu, i njohur edhe si princi Leka, me ndihmën e përfaqësuesit ligjor, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, duke kërkuar kthimin e pronës dy katëshe me sipërfaqe 1300 metër katror, që ndodhet në rrugën “Engatia”. Sipas kërkesë padisë, Leka II Zogu ka paditur Kryqin e Kuq Shqiptar, duke i kërkuar këtij të fundit t’a njohë si pronar të ndërtesës dhe të truallit me sipërfaqe 1300 m2, dikur “pallati i princeshave” që sot është Biblioteka e Librit të huaj.
“Leka II Zogu ka paditur Agjencinë e Kthimit, Kompensimit të Pronave në Tiranë, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme në Tiranë. Ai kërkon shfuqizimin e aktit administrativ me objekt “Anulimin e vendimit me nr.38 të datës 27 maj 1997 të Komisionit Kthimit të Pronave të Bashkisë së Tiranës.
Sipas padisë, Kryqi i Kuq Shqiptar duhet të njohë pronar paditësin Leka II Zogu për godinën dykatëshe. Kërkohet gjithashtu regjistrimi i kësaj prone në favor të trashëgimtarit të të ndjerëve Ahmet e Leka Zogu I, paditësit Leka II Zogu. Ndërkaq kërkohet të vendoset masa e përkohshme e sigurimit të padisë duke mos u lejuar tjetërsimi i kësaj prone. Tashmë çështja ndodhet në duart e gjyqtarit Agron Zhukri. Familja mbretërore, me kthimin e saj në Shqipëri deri më tani është përballur me disa procese gjyqësore për kthimin ose njohjen e pronave të mbretit Zog. Vetëm pak ditë më parë, Gjykata urdhëroi kalimin e vilës së mbretit për llogari të bankës, për mos shlyerjen e një kredie.