e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kosova pa viza, miratohet Udherrefyesi

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kosova pa viza, miratohet Udherrefyesi
Mesaduket takimi i deputetëve kosovarë me eurokomisonerët ka qenë i frytshëm, pasi është miratuar udhërrëfyesi për heqjen e vizave për Kosovën. Lajmi është konfirmuar nga komisionerja për Çështje të Brendshme e Unionit, Cecilia Malmstrom, e cila ka shkruar në rrjetin social Twitter se ‘Jam shume e lumtur që sot u miratua Udhërrëfyesi për Liberalizimin e vizave për Kosovën.

 Ky është një hap i rëndësishëm” Gjithashtu nënshkrimi i marrëveshjes për Udhërrëfyesin është konfirmuar edhe nga nga ambasadori francez në Kosovë, Jan Francua Fitou dhe nga zv/ kryeministri Hajredin Kuçi. Mësohet se  udhërrëfyesi do t’i dorëzohet nga mesi i qershorit ministres së Integrimit, Vlora Çitaku.