Greqia ne panik per sezonin turistik
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sektori i turizmit në Greqi është vënë në alarm paniku, për shkak të situatës së krijuar të pasigurisë me vazhdimin e krizës dhe mungesën e Qeverisë edhe gjatë sezonit të parë veror.
Qeveria e përkohshme greke, siç transmeton njoftimet INA, ka shprehur shqetësime për rrezikun e shmangies së vendit nga turistët e huaj për shkak të krizës politike dhe ekonomike.
Zëdhënësi i Qeverisë së përkohshme, Dimitris Ciodras theksoi se fotografia aktuale e vendit, i përgjigjet një realiteti që po ndodhë në Greqi, por ai ka ftuar turistët se ky vend është plotësisht i sigurt dhe me [mime e oferta konkurruese. Ministria e Turizmit nën mbikëqyrjen e kryeministrit të përkohshëm Panajotis Pikramenos po punon për rritjen e masave për tërheqjen e turistëve të huaj dhe mbajtjen e vendit në nivelin e destinacionit të preferueshëm turistik. Vitin e kaluar ka pasur rënie drastike të numrit të turistëve, ku vetëm nga Gjermania ka pasur rënie prej 30 për qind, ndërsa një rënie e tillë është shënuar edhe me turistët e vendeve tjera