Prezantohet De Biazi: Krenari e pergjegjesi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri italian i Kombëtares premton eksperiencën e tij, por ngurron të deklarojë objektiva. Nga e hëna e djeshme, italiani Xhani de Biazi është zyrtarisht trajneri i Kombëtares së Shqipërisë. Gjithçka është kurorëzuar në FSHF me prezantimin dhe me nënshkrimin e tij, e zezë mbi të bardhë, në kontratën 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një edicion tjetër. Edhe pse asnjëherë nuk është bërë e ditur zyrtarisht shuma që ish-trajneri i Modenës, Torinos, Udinezes e Levantes, do të përfitojë, përflitet se në xhepin e tij deri në dhjetor në 2013 do të përfundojnë plot 300 mijë euro.
Prezantimi - “Kërkoj ndjesë që nuk e flas gjuhën tuaj”, kështu e ka nisur prezantimin e tij para mediave shqiptare tekniku i ri kuqezi. “Ardhja ime në krye të Shqipërisë përbën një moment specifik dhe të veçantë në karrierën time si trajner. Në planin e përgjithshëm, drejtimi i Kombëtares suaj është krenari dhe përgjegjësi e madhe, njëkohësisht”. Për këtë, trajneri italian ka falënderuar presidentin Duka, i cili ia besoi këtë detyrë. “Jam krenar që jam zgjedhur trajner i një vendi që rritet si nga ana ekonomike, ashtu edhe ajo sportive, vazhdoi më tej De Biazi. E di mirë se çfarë më pret, ndërkohë që mund të them se e njoh disi Kombëtaren e Shqipërisë. Kam parë disa ndeshje të saj në DVD dhe kam krijuar përshtypjet e mia të para. Po ashtu njoh edhe disa lojtarë si Cana e Bogdani që luajnë në Serinë A”.
“Ekip i vogël” - Fakti që Shqipëria është një kombëtare e vogël, duket se e bën De Biazin të ndihet në terrenin e tij, të cilin e njeh më mirë, pasi ka punuar zakonisht në skuadra të vogla, por asnjëherë një kombëtare. Ndërsa shpjegon përgjithësisht metodën e tij të punës. “Të kuptohemi, Shqipëria ka një kombëtare të vogël, nuk bën pjesë në elitën e futbollit europian, por kjo nuk më tremb dhe as më dekurajon mua si trajner. Në karrierën time nuk kam drejtuar kurrë Interin, Milanin apo Juventusin. Kam drejtuar ekipe të vogla, të cilat i kam ndihmuar për t’u rritur.
Strategjia – “Do të mundohem të krijoj një komunikim të drejtpërdrejtë me lojtarët, në mënyrë që të prek dhe kuptoj çdo gjë me duar, sytë dhe veshët e mi, nënvizon tekniku i ri i Kombëtares. Së pari, do të mundohemi të gjejmë arsyet se përse Shqipëria ka një rënie prej rreth 25 vendesh në renditjen e FIFA-s dhe në bazë të tyre të ndërtojmë strategjinë tonë të punës në vijimësi. Do të bëjmë një riorganizim rrënjësor të punës në Kombëtaren e Shqipërisë, por kjo do të përfshijë edhe sistemin e ekipeve kombëtare më poshtë. Një gjë mund të garantoj sot, ditën e prezantimit tim këtu: Shqipëria, me mua trajner, do të rritet”.
Objektivi – Premton se do të vërë në dispozicion të gjithë eksperiencën e tij për përmirësimin e futbollit të Shqipërisë, por ngurron të flasë për një objektiv konkret. “Bashkë me lojtarët dhe drejtuesit e federatës do të bëjmë gjithçka për t’i arritur objektivat. Natyrshëm ju do të më pyesni në këtë pikë se çfarë objektivash kemi përpara. Në gjykimin tim rezultatet në futboll nuk janë fantazi, por realitet. Ato duhet të jenë të prekshme. Ndaj unë them se kemi një objektiv real në lojë: të ecim përpara hap pas hapi. Do të sjell eksperiencën time të punës në Itali, ndërsa impenjimi personal, por edhe i stafit tim, do të jetë maksimal në këtë detyrë të re”. Bashkë me De Biazin do të “italianizohet” dhe stafi teknik. Në aventurën në Shqipëri ai do të ketë ndihmëstrajner bashkëkombësin Anxhelo Pereni, i cili ka punuar edhe me trajnerin aktual të Italisë, Çezare Prandeli. Po ashtu, asistenti teknik dhe masazhatori do të jenë italianë.
Grupi – “Mirë është që të mos krijojmë iluzione të kota, pasi të gjithë e njihni realitetin e Kombëtares shqiptare. Sa i takon grupit kualifikues për Botërorin 2014, në të cilin bën pjesë Shqipëria, mund të saktësoj se është mjaft kompetitiv dhe impenjativ. Në të përfshihen skuadra të forta, me të cilat duhen bërë mirë detyrat dhe llogaritë. Varet se si do të shkojmë në atë ndeshje. Zvicra është skuadra për t’u mundur, por ashtu edhe Norvegjia”. Edhe pse e kishte nisur konferencën për shtyp me fjalët “më vjen keq që nuk e flas gjuhën tuaj”, trajneri italian në fund ka prekur zemrat e shqiptarëve, kur ka uruar në gjuhën shqipe: “Gëzuar Vitin e Ri!”.