Junaited-Liverpul, beteje per Xherdan Shaqirin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori me origjinë kosovare i Baselit, Xherdan Shaqiri, duket se ka ndezur edhe një herë derbin historic mes Mançester Junaited dhe Liverpul. Këtë herë jo në fushë, por në merkato. Sipas mediave britanike, Liverpuli është dukur më afër transferimit të mesfushorit 20-vjeçar, por tashmë në garë ka hyrë fuqishëm edhe Junaited, që nuk ka shumë kujtime të mira nga ky i fundit, pas eleminimit në Ligën e Kampioneve nga Baseli. Për Shaqirin, ditë më parë është përmendur edhe një interesimi i Barcelonës. Për blerjen e Shaqirit duhen të paktën 10 milionë euro. Si Liverpul, ashtu dhe Junaited, kërkojnë që ta marrin që në merkaton e janarit kosovarin, por kjo do të jetë e vështirë, duke qenë se Baseli është kualifikuar në Ligën e Kampioneve dhe Shaqiri është një prej lojtarëve bazë të saj.