Presidentja e Marsejës lind binjake në moshën 53-vjeçare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Margarita Luis-Dreifo sjell në jetë dy binjake, por në moshën 53-vjeçare.
Presidentja e ekipit të futbollit francez Olimpik Marsejë, e martuar me bankierin Filip Hildebrand, tani është nënë edhe e dy vajzave, siç konfi rmohet nga revista "Blick". Emrat e trashëgimtareve zbardhen nga e përditshmja "La Provence": Izabela dhe Arina. "Prindërit janë të lumtur për lindjen e binjakeve. Të gjithë janë të shëndetshëm", thuhej në deklaratën për shtyp të fi rmës "BlackRock", në të cilën Hildebrand është zëvendëspresident. Binjaket kanë edhe tre vëllezër. Numri një i Marsejës, i thirrur ndryshe si "MLD", ka edhe tre djem nga martesa e parë me Robert Dreifo, i ndarë nga jeta në 2009. Ata janë Erik 24 vjeç dhe dy binjakët Moris dhe Kiril, 19 vjeç.