e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Messi letër për familjen shqiptare në Gjermani

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Messi letër për familjen shqiptare në Gjermani

Ditën e djeshme familja Bisaku, e cila jeton në Hamburg, ka marrë dhuratën më të çmueshme. bisaku-mesi-586x3894 vëllezërit: Samueli (9 vjeç), Nikolla (7), Davidi (4) dhe Dominik Bisaku (2-vjeçar), të cilët me talentin e tyre në futboll janë në sytë e klubeve më të mëdha europiane, kanë në dorë tashmë një letër me autografi n e Lionel Mesit. Babai i fëmijëve, Gjon Bisaku, tregon për "albinfo.ch" gëzimin e papërshkrueshëm për këtë surprizë.bisaku-familja "Për fëmijët e mi dhe për ne si familje, letra e pranuar nga Lionel Mesi është dhurata më e mirë që kemi marrë ndonjëherë për festën e Pashkëve, - thotë Gjoni, i cili dikur edhe vetë ishte futbollist. - Para disa ditësh ne i kemi dërguar disa fotografi Lionel Mesit në adresë të klubit të Barcelonës. Aty kanë qenë disa fotografi të fëmijëve të mi, familjes sonë dhe disa fotografi të Nënë Terezës.