Presidencialet, Rick Santorum terhiqet nga gara
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kandidati presidencial republikan Rick Santorum njoftoi se po e pezullon fushatën. Santorum e bëri njoftimin të martën në Gettysburg, të Pensilvanisë, vetëm një ditë pasi vajza e tij Bella doli nga spitali ku ajo kaloi tre ditë dhe ku u mjekua nga një sëmundje të rrallë gjenetike të quajtur Trisomy 18. Santorum tha se sëmundja e saj e bëri familjen të peshojë vendimin e tij për të lënë garën. Ai tha se familja ka në plan të shpenzojë shumë më tepër kohë me Bellën në të ardhmen. Santorum, ish-senator nga Pensilvania, po përgatitej të përballonte një garë të ashpër këtë muaj me kandidatin republikan, Mitt Romney, i cili kryeson në kampin republikan.