e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Greqi, nis greva 48-oreshe e detareve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Greqi, nis greva 48-oreshe e detareve
Ashtu siç kishin paralajmëruar prej disa javësh, marinarët grekë kanë nisur mesnatën e shkuar një grevë 48-orëshe. Anijet e transportit të mallrave dhe tragetet në Greqi do të jenë të ankoruara në porte për dy ditë, duke i vënë në vështirësi aktivitetet hoteliere dhe tregtare të ishujve, mbi të cilat rëndon edhe kriza ekonomike. Punonjësit e sektorit detar kundërshtojnë vendimin e qeverisë për ta bashkuar institucionin e tyre të sigurimeve shoqërore “NAT”, me Entin Kombëtar të Sigurimëve Shëndetësore, “Eopyy”.