Koreja e Veriut, gati per leshimin e raketes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Koreja e Veriut i ka përfunduar të gjitha përgatitjet për lëshimin e raketës, e planifikuar për këtë javë, thanë burime zyrtare nga Phenian.Tri kompani ajrore aziatike kanë bërë ndryshime në destinacionin e fluturimit të tyre për të shmangur raketën koreano-veriore që pritet të lëshohet gjatë kësaj jave. Zyrtarët koreanë thanë se lëshimi i raketës - i planifikuar mes 12-16 prillit - është pjesë e programit për të celebruar ditëlindjen e 100-të të liderit Kim II Sung, të Koresë së Veriut.
Por kundërshtarët e kësaj nisme, si SHBA dhe Koreja e Jugut shprehen të shqetësuar për faktin se kjo lëvizje bie ndesh me rezolutat e OKB-së që u vunë pas një ngjarjeje të ngjashme në prill 2009, dhe shërben si një maskim për një provë raketore, që mund të nxiste provokime në arenën botërore. Kjo është hedhur poshtë nga Phenian zyrtar, sipas të cilit, lëshimi i raketës është pjesë e një projekti paqësor hapësinor.