e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Sot, 27 vjet nga vdekja e diktatorit

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sot, 27 vjet nga vdekja e diktatorit
Krahas zhvillimeve të përditshme politike dhe sociale të vendit, sot shënohet edhe 27-vjetori i vdekjes së ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Partia Komuniste e Shqipërisë ka paralajmëruar si çdo vit një ceremoni përkujtimore në varrezat e Sharrës ku prehet Hoxha ndërsa trupi i këtij të fundit u zhvarros nga ‘Dëshmorët e Atdheut’ gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike. Po kjo datë pritet të ‘përkujtohet’ edhe nga politikanët aktualë të cilët i referohen diktatorit për të hedhur akuza mbi njëri tjetrin. Në enciklopedinë e kohës së diktaturës, roli i Enver Halil Hoxhës shihet jo vetëm si arkitekti më i madh i të gjitha kohërave, por dhe si një frymëzues për lëvizjen revolucionare të Kosovës.

Ndërkohë, sot pas 27 viteve partitë kryesore në vend ende nuk janë distancuar nga figura e tij duke e akuzuar njëra-tjetrën si pasardhëse të Partisë së Punës. Figura e Enver Hoxhës në vazhdim ka ngjallur debate si nga publikimet e reja ashtu dhe nga hamendësitë për ngjarjet e kohës së qeverisjes së tij. Hoxha udhëhoqi Shqipërinë për mbi 40 vite ndërsa idhtarët e tij të cilët për shkak të nostalgjisë janë në rritje, vazhdojnë ta përkujtojnë atë. Krahas zhvillimeve të përditshme politike dhe sociale të vendit, sot shënohet edhe 27-vjetori i vdekjes së ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Partia Komuniste e Shqipërisë ka paralajmëruar si çdo vit një ceremoni përkujtimore në varrezat e Sharrës ku prehet Hoxha ndërsa trupi i këtij të fundit u zhvarros nga ‘Dëshmorët e Atdheut’ gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike.

Po kjo datë pritet të ‘përkujtohet’ edhe nga politikanët aktualë të cilët i referohen diktatorit për të hedhur akuza mbi njëri tjetrin. Në enciklopedinë e kohës së diktaturës, roli i Enver Halil Hoxhës shihet jo vetëm si arkitekti më i madh i të gjitha kohërave, por dhe si një frymëzues për lëvizjen revolucionare të Kosovës. Ndërkohë, sot pas 27 viteve partitë kryesore në vend ende nuk janë distancuar nga figura e tij duke e akuzuar njëra-tjetrën si pasardhëse të Partisë së Punës. Figura e Enver Hoxhës në vazhdim ka ngjallur debate si nga publikimet e reja ashtu dhe nga hamendësitë për ngjarjet e kohës së qeverisjes së tij.

Hoxha udhëhoqi Shqipërinë për mbi 40 vite ndërsa idhtarët e tij të cilët për shkak të nostalgjisë janë në rritje, vazhdojnë ta përkujtojnë atë.