e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Prapaskenat/ Zvicra nis ne heshtje 'fshesen' ndaj lojtareve shqiptare

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prapaskenat/ Zvicra nis ne heshtje 'fshesen' ndaj lojtareve shqiptare

Duket se ka nisur njëlloj “fshese” e heshtur e Zvicrës ndaj lojtarëve të kombëtares shqiptare. Rivaliteti mes dy federatave respektive të futbollit është i madh për talentet e rinj, por verdikti i shortit të 12 dhjetorit, që u hodh në Paris, duket se e ka shtuar antagonizmin mes dy vendeve. Kemi rënë të dyja kombëtaret në Grupin A të fazës finale të “Euro 2016”, do të “përplasim brirët” më 11 qershor të këtij viti, ndaj çdo ditë që kalon e shton adrenalinën në të dyja kampet.

Gashi dhe Aliji në stol, Ajeti u përzu nga Bazeli, si edhe Gjimshiti nga ekipi i parë, ç’po ndodh me kuqezinjtë? Por, në fakt, këto ditë të para të vitit 2016 ka rënë në sy njëlloj sjelljeje e çuditshme e FC Zyrih, teksa përjashtoi nga ekipi i parë mbroijtësin kuqezi, Berat Xhimshiti, ndërsa sot i ka “dhënë dorën” edhe Armando Sadikut. Këtë të fundit, që kishte luajtur 14 ndeshje dhe shënuar 5 gola në gjysmën e parë të sezonit me këtë klub, e ka lejuar të huazohet te Vaduzi, po në kampionatin helvet. Çfarë ndodhi me këta dy futbollistë, teksa ishin titullarë më herët, ndërsa tashmë shihen si të pavlefshëm?

Shkëlzen Gashi, nga dy herë radhazi “Këpuca e Artë” e Zvicrës ka përfunduar në stol e tribunë te Bazeli Mos vallë fati i Shkëlzen Gashit te Bazeli po i ndjek edhe ata të dy? Mos vallë Zvicra ka nisur njëlloj “sabotimi” të kuqezinjve që luajnë atje? Hamendjet janë të shumta, por në këtë turravrap të klubeve helvete për të mos i aktivizuar përfaqësuesit e kombëtares shqiptare, nuk vjen erë e mirë. Në fakt, lajmi për sot është huazimi i Armando Sadikut tek ekipi i Vaduzit deri në fund të sezonit.

Një lëvizje e pakuptimtë, teksa FC Zyrih largon golashënuesin më të mirë të vetin. Ndërkohë, me interes duken edhe komentet e lëna nga tifozët shqiptarë në faqen e kombëtares shqiptare në Facebook, sapo është publikuar ky lajm aty. Remzi Iseni shkruan: “Me krejt lojtarët e kombëtares po bëhet një zhvillim interesant në Zvicer… Por, prapë do t’i mposhtim. Big Albania!” Dard B.Krasniqi shton: “Çdo lojtar i kombëtares sonë do të ketë në vijim probleme me klubet e tyre në Zvicër. Pasi të përfundojë Europiani në Francë, gjithçka do të jetë prapë në rregull.”

Lirim Shabani flet për hakmarrje: “E kam thënë një ditë se ka filluar hakmarrja e Zvicrës ndaj shqiptarëve, sidomos tani që i kemi në grup. Ata do të bëjnë çmos që lojtarët tanë në Zvicër të kenë rënie në cilësi, duke i lënë rezerva gjithnjë.” Mirsad Zeqiri nënvizon në komentin e tij: “Krejt bëhet për shkak se lojtarët tanë zgjedhin Shqipërinë (big albanian) e jo Zvicrën e tyre. Eshtë komplot i Federatës Zvicerane kundër shqiptarëve.”