e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Policia prangos gardistët e akuzuar per vrasje

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia prangos gardistët e akuzuar per vrasje
Policia e Tiranës ka ekzekutuar urdhër-arrestet e Prokurorisë për efektivët e Gardës së Republikës, që akuzohen për vrasjen e tre personave gjatë demonstratës së djeshme, njofton Top Channel.

Emrat e gardistëve të shoqëruar në komisariat do të bëhen të ditur në një dalje për shtyp të drejtorit të Policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj.

Gjatë kësaj daljeje, pritet të mësohet se kush janë gardistët e arrestuar dhe pozicionet e tyre në gardë.

Urdhër-arrestet për drejtuesit e Gardës janë lëshuar pas hetimeve të para dhe këqyrjes së vendngjarjes.

Drejtuesit e gardës akuzohen se urdhëruan përdorimin e armëve mbi demonstruesit, me pasojë vdekjen e tre prej tyre.