Kastriot Islami akuzon Edi Ramën
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Deputeti i PS dhe ish-ministër i jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami ka deklaruar se pikërisht PS mban përgjegjësi për ato që ndodhën të premten në qendër të Tiranës.
Në një prononcim telefonik për TV Klan, Islami tha se “PS-ja duhet të distancohet nga aktet e dhunës, pasi përgjegjësitë mbeten tek ajo”. Islami tha se personalisht nuk ka qenë në protestë për shkak të situatës së krijuar.
Ai dënoi ashpër demonstratën e zhvilluar dhe dhunën e përdorur. Islami e cilësoi të trishtueshme atë që ndodhi dhe i risolli në vëmendje Ramës të gjitha paralajmërimet e bëra nga partnerët evropianë që të parandalohej dhuna, por ai s′i dëgjoi. Ai tha se Rama kishte paralajmëruar një skenar tunizian.
Islami kërkoi qe prokuroria të zbardhë ngjarjen e sotme. “Kjo nuk është thjesht një ngjarje sporadike. Unë s′kam parë asnjëherë të sillen militantët socialistë të tillë si ata të së premtes. “Socialistet e vërtetë nuk bëjnë akte dhune”, tha Islami.
Ai tha se është hera e pare që në PS krijohet një situatë e tillë, ndërkohë që Rama duhet të distancohej nga kjo situatë. Ai bëri thirrje që socialistet e vërtetë të distancohen nga çdo lloj dhune. “Ata që bënë dhunën s′kanë lidhje me kodin gjenetik të PS-së”, përfundoi Kastriot Islami.