e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pogba, drejt rinovimit prej 4 mln eurosh ne sezon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pogba, drejt rinovimit prej 4 mln eurosh ne sezon

Me mbylljen e merkatos dimërore, Juventusi ka përveshur mëngët për të blinduar lojtarët e vet më me peshë. Pasi arriti me sukses të rinovonte kontratën e Arturo Vidalit, ylli tjetër i ekipit, Pol Pogba, është shumë pranë firmosjes së një akordi, i cili do e mbajë dhe për katër vite në skuadrën e Kontes. Sipas mediave italiane, në orët e ardhshme klubi bardhezi do të zhvillojë një takim me mesfushorin francez dhe menaxherin e tij, Mino Rajola, ku drejtori i përgjithshëm i “Zonjës”, Bepe Marota, do t’i propozojë dhe ofertën për rinovim. Mësohet se nga marrëveshja e re, Pogba do të përfitojë 4 milionë euro në sezon deri në vitin 2016. Kujtojmë se për lojtarin janë të shumta klubet që interesohen në merkato, në radhë të parë është PSG, e cila duket e gatshme të bëjë një çmenduri për të siguruar shërbimet e francezit.