Plasin perleshjet ne Brazil pas humbjes poshteruese
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas humbjes së turpshme të skuadrës braziliane në gjysmëfinalen e këtij Botërori në disa qytete të Brazilit ka pasur përleshje dhe dhunë. Ekipi brazilian, 5 herë kampion bote u poshtërua me rezultatin e thellë 7 me 1 dhe nga e gjithë kjo situatë e pakëndshme dhe e turpshme si rrjedhojë ka pasur akte vandale.
Pas takimit në Belo Horizonte aty ku u zhvillua ndeshja, në lagjen Savassi pati përleshje në rrugë që përfunduan me arrestimin e 12 personave. Edhe në stadium pati probleme gjithashtu dhe shumë persona u shoqëruan nga forcat e policisë.
Ndërkohë që trishtimi kishte pushtuar sheshet që ishin përgatitur për festë, në Sao Paulo pati episode shumë të dhunshme. Një ndërmarrje transporti ka bërë të ditur se tifozët kanë djegur 15 autobusë që ishin në stacion dhe jashtë shërbimit dhe disa grupe të rinjsh janë raportuar se kanë sulmuar dhe plaçkitur turistët afër hotelit të famshëm 'Copacabana Palace'.