e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

David Luiz mes loteve: Pati faj mbrojtja, te ringrihemi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
David Luiz mes loteve: Pati faj mbrojtja, te ringrihemi

Do të hyjë në histori si kapiteni i skuadrës që u turpërua në shtëpi, kur u mundën me rezultatin e thellë 7-1. U mundua të evitonte një disfatë të tillë, por i vetëm e pati të pamundur. David Luiz u kërkon falje të gjithë tifozëve për atë paraqitje, për atë rezultat dhe që i dha fund ëndrrës së tyre për të ngritur trofeun. Por, ai kërkon që të mos dorëzohen dhe të gjejnë forcë e guxim për t’u ringritur. “Unë doja që t’i dhuroja lumturi popullit tim, i cili vuan nga shumë gjëra të tjera. Fatkeqësisht nuk ia dolëm mbanë.

U kërkoj falje të gjithë brazilianëve. Doja vetëm t’i shikoja njerëzit duke buzëqeshur. Të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm është futbolli në Brazil. Ne po fitonim dhe i gjithë populli ndihej mirë. U përpoqëm të jepnim maksimumin tonë në fushën e lojës, por pësuam katër gola për gjashtë minuta. Është një ditë trishtuese, por edhe një leksion i madh i jetës”, u shpreh David Luiz, i cili nuk i mban dot lotët para kamerave. Sa i përket arsyes së disfatës, ai pranon që mbrojtja pati gabimet e saj. “Vuajtëm disi në mbrojtje dhe gjermanët e kuptuan këtë gjë. Na sulmuan pikërisht aty dhe përfituan. Tani është shumë e vështirë ta shpjegosh. Është një ëndërr që nuk do të realizohet për ne. Kam mësuar në jetë që të sillem me maturi dhe nuk dua që të shkatërrohet gjithçka pas kësaj që ndodhi. Nuk duhet të dorëzohemi, por të gjejmë forcën dhe të ringrihemi”, përfundoi deklaratën e David Luiz.