Plas te Zvicra, shqiptaret polemika me lojtaret vendas
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në shortin e hedhur më 30 korrik në Rio de Zhaneiro, goglat e vendosën Shqipërinë përballë Zvicrës në Grupin E të kualifikueseve të Botërorit 2014. Në skuadrën helvetike militojnë plotë 7 futbollistë me origjinë shqiptare: Valon Behrami (Fiorentina), Albert Bunjaku (Nyrnberg), Beg Ferati (Frajburg), Admir Mehmedi (Zyrih), Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri (Bazel) dhe Blerim Xhemajli (Napoli). Ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka nxitur një polemikë brenda skuadrës, duke kritikuar hierarkinë e skuadrës së vjetër në kombëtaren e Zvicrës. Mesfushori shqiptar i lindur në Tetovë, u referohet lojtarëve si Frei, Streler, Hugel dhe Grishting, për të cilët thotë se bënin ligjin në skuadrën helvetike, ndërsa lojtarët e rinj nuk gëzonin asnjë të drejtë. “Ishte një lidership i lojtarëve që e ndienin veten më lart.
Unë kisha respekt të madh për ta, por kisha frikë se mos po bëja ndonjë gabim në fushë dhe në dhomat e zhveshjes e lojtarët më të vjetër do të më bërtisnin. Sot futbollistët e rinj trajtohen ndryshe. Në të kaluarën, në kombëtare kishte hierarki”, ishte deklarata e 25-vjeçarit për revistën zvicerane “Blick”. Menjëherë pasi i ka lexuar këto akuza, 32-vjeçari Frei i është përgjigjur Xhemajlit. “E kam lexuar intervistën e tij, por nuk e marr si kritikë personale. Në ekipin kombëtar kishte një hierarki të qartë, për të cilën mendoj se ka nevojë çdo skuadër. Është normale që një lojtar i ri të ketë respekt për më të vjetrit dhe kjo është një gjë e mirë. Është e çuditshme sesi lojtarët e rinj ndihen të pjekur sa duhet për të negociuar me klube si Bajerni i Mynihut apo Mançester Junajtid, ndërsa në dhomat e zhveshjes nuk kanë kurajën as t’i hapin derën kapitenit. Ky është një turp”, deklaroi sulmuesi zviceran.