e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Plagosen police dhe protestues. Ne mbremje, radha e arrestimeve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Plagosen police dhe protestues. Ne mbremje, radha e arrestimeve
Perleshje e dhunshme, gjak e te plagosur mes te dyja paleve ne Hamallaj te Durresit, ku eshte shenuar incidenti me i rende per kete sezon prishjesh te ndertimoreve te Bojaxhiut. Nje situate e acaruar konflikti eshte krijuar ne Hamallaj te Durresit ne prag te operacionit te Inspektoratit Kombetar Ndertimor. Bllokimi i rruges nga dhjetera banore dhe pronare lokalesh e motelesh qe jane hedhur ne proteste per te ndalur prishjet, ka bere qe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte te reagojne dhe te perballen me protestuesit e lodhur nga pagjumesia dhe presioni per pronen dhe djersen e vene ne rrezik. Konfrontimi fizik mes banoreve dhe Forcave te Nderhyrjes se Shpejte qe kane qene ne mbeshtetje te operacionit per prishjen e ndertimeve pa leje ne kete zone, ka çuar ne plagosjen e dy punonjesve te FNSH-se, njeri prej te cileve eshte goditur me gur ne koke dhe ka qene ne gjendje jo te mire.

Te plagosur ka pasur edhe mes protestuesve, te cilet kane mbetur te gjakosur, ndonese vetem pak prej tyre i jane drejtuar qendres shendetesore dhe spitalit per te marre ndihmen mjekesore. Banoret e lajmeruar per shkaterrimet bllokuan te gjitha rruget qe te çonin tek objektet e tyre. Fillimisht eshte tentuar te negociohet mes banoreve dhe inspektoreve ndertimore, por kur tonet jane ashpersuar mes tyre dhe negociatat kane deshtuar, forcat policore kane nisur sulmin per te larguar banoret dhe liruar rrugen. Perdorimi i gureve, shkopinjve dhe bombave molotov, si dhe perleshjet trup me trup, kane shkaktuar te plagosur. Gjithçka ka zgjatur per afro nje çerek ore, nderkohe qe policia ka tentuar te nderhyje nga nje tjeter rruge.

Dhe atje ndeshi ne banore te irrituar, duke shperndare rrezen e konfliktit te dhunshem mes paleve. Situata sa vinte dhe acarohej, gje qe ka bere qe sherbimet e policise te terhiqen dhe te nxitojne te çojne drejt spitalit efektivet e plagosur. Edhe pas terheqjes se policise dhe inspektoreve te ndertimit, banoret protestues kane vijuar te qendrojne mbi uren ku u konfliktuan dhunshem me policine per te penguar nje kthim te mundshem te tyre.

Burime nga spitali rajonal i Durresit bene te ditur se te dy te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten. Pas trajtimit ne kete spital ata jane derguar drejt kryeqytetit te shoqeruar nga policia lokale. Ngjarja e renduar e ka lene te heshtur zyrtarisht Drejtorine e Policise se Qarkut Durres. I vetmi koment i bere ne oret e para te paradites se djeshme ka qene ai qe pergenjeshtronte informacionet e para nga Hamallaj, qe flisnin per perdorim armesh dhe te plagosur me arme zjarri.

Me tej policia durrsake ka heshtur ne lidhje me situaten e krijuar ne kete zone bregdetare te Durresit, duke deklaruar se sherbimet e saj kane qene ne prapavije per mbeshtetjen e ketij operacioni te ndermarre nga ndertimoret e struktures qendrore. Rezistenca e banoreve dhe pronareve te objekteve ka bere qe operacioni te mos nise. Kreu i Inspektoratit Kombetar Ndertimor, Gjergji Bojaxhi, qe ka qene vete ne Hamallaj, pak ore pas konfliktit, ka deklaruar se prishjet do te shtyhen per ne nje kohe tjeter, atehere kur situata te jete qetesuar, por kthim prapa nuk do te kete.
Aksioni i paralajmeruar ndeshi ne kundershtime te ashpra dhe banoret shprehen te vendosur se protesta e tyre do te vazhdoje deri ne flijim, ne mbrojtje te prones dhe jetes se tyre. Pas ngjarjeve te djeshme eshte kerkuar nisja e hetimeve, nderkohe qe eshte synuar te merren dhe kasetat me filmime te realizuara nga operatori i “Top Channel” per Durresin, qe ka ndjekur per ore te tera ne vendin e ngjarjes organizimin e banoreve dhe perleshjen me Forcat e Nderhyrjes se Shpejte.

Ne mbremje, forcat policore u shfaqen perseri ne Hamallaj, kesaj radhe jo per te mbeshtetur fadromat e Bojaxhiut, por per te vene ne pranga organizatoret e protestes se paradites. Furgonet e policise kane dale nga fshati te mbushur me djem e burra, shtate prej te cileve jane mbajtur ne qelite e paraburgimit ne Durres, ndersa te tjeret jane liruar pas verifikimeve.