e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

McIlwham: Kriza duhet te zgjidhet shpejt

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
McIlwham: Kriza duhet te zgjidhet shpejt
Ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar ne Shqiperi, zonja Fiona McIlwham, deklaroi se e vetmja zgjidhje per vendin qe te kape momentin per t’u integruar ne BE eshte te zgjidhe krizen politike sa me shpejt dhe te plotesoje kushtet dhe kriteret e Bashkimit Europian. Ne nje interviste ekskluzive per “Shqip”, e derguara e Madherise se Saj, Mbretereshes Elizabet, duke iu referuar krizes politike ne vend, jep mjaft qarte qendrimin e Londres zyrtare.

“Siç e beri te qarte ministri yne per Europen, z. David Lidington, javen e kaluar, si dhe udheheqes te tjere te BE-se para tij, eshte e rendesishme qe kriza politike ne Shqiperi te zgjidhet shpejt. Ne jemi te bindur se, ne qofte se ka vullnet politik, mund te gjendet nje zgjidhje”, deklaroi ambasadorja McIlwham. Nderkaq ne interviste, kryediplomatja e Mbreterise se Bashkuar ne Shqiperi flet edhe per probleme te tjera qe e shqetesojne vendin, siç jane pavaresia e gjyqesorit dhe korrupsioni. Duke iu referuar faktit me te fundit kur po behen emerimet per ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese, ambasadorja Fiona McIlwham, thekson se duhet qe te shmanget vendosja e njerezve te politizuar qe kane lidhje me partite politike...

Mbreteria e Bashkuar, sapo perfundoi nje proces te rendesishem zgjedhor. Ndryshe nga zgjedhjet e meparshme, rezultati zgjedhor aktual solli nevojen e bashkepunimit mes konservatoreve dhe liberaldemokrateve. Cili eshte mendimi juaj per kete marreveshje te shpejte per krijimin e qeverise se re?

Qeveria e re shenon nje moment te ri ne politiken britanike. Ne nuk kemi pasur nje qeveri koalicioni formal qe nga Lufta e Dyte Boterore. Por, te bashkuar nga nje ambicie e perbashket per te trajtuar disa nga sfidat e menjehershme qe vendi yne po perballet dhe per te forcuar Mbreterine e Bashkuar, te dy udheheqesit krijuan shpejt nje platforme te plote politike. Kryeministri Cameron dhe zevendeskryeministri Clegg e kane pershkruar ate si “nje lloj te ri te politikes”, ku qeveria e re sheh interesin kombetar, si me te rendesishem se interesin e partise “ku bashkepunimi fiton mbi konfrontimin, ku kompromisi ... ku sjellja e arsyeshme, e civilizuar dhe e pjekur nuk eshte nje shenje dobesise, por fuqie”. Duke pasur parasysh sfidat, me te cilat ne - Mbreteria e Bashkuar dhe partneret tane nderkombetare – perballemi, veçanerisht ekonomikisht, angazhimi ndaj interesit kombetar ne vend te interesit partiak, dergon nje sinjal te fuqishem dhe ofron ndoshta nje shembull pozitiv per qeverite e tjera, duke perfshire edhe ate ne Shqiperi.

Cilat jane disa nga sfidat per qeverine e re, ku zgjidhja e tyre mund te jete gjithashtu nje kontribut i veçante per Ballkanin?

Qeveria e re ka percaktuar prioritetet e saj te menjehershme ne vend, si rindertimin e ekonomise, zhbllokimin e levizshmerise shoqerore, si dhe riparimin e sistemit politik. Njoftimi Buxhetor me 22 qershor percaktoi nje program ambicioz per nxitjen e ekonomise ne Mbreterine e Bashkuar, reduktimin e deficitit dhe duke krijuar nje model te ri te rritjes ne baze te kursimit, investimeve dhe ndermarrjeve. Jashte, fokusi eshte ne ruajtjen e sigurise kombetare te Mbreterise se Bashkuar, duke perfshire mbeshtetjen e trupave tona ne Afganistan. Zgjerimi i BE-se eshte pjese e kesaj axhende mireqenie-siguri dhe nje synim jetesor strategjik per Mbreterine e Bashkuar. Sekretari i Jashtem, Hague, ka bere shume te qarte angazhimin e qeverise per rajonin e Ballkanit Perendimor dhe eshte permendur ne menyre specifike ne marreveshjen e koalicionit. Ne, ne Mbreterine e Bashkuar, e konsiderojme perspektiven e anetaresimit ne BE si nje mundesi te pashembullt per qytetaret e ketij rajoni. Ne duam ta shohim Shqiperine dhe fqinjet e saj ne menyre te vendosur dhe te pakthyeshme ne rrugen drejt BE-se. Por kjo do kerkoje perparim konkret, sidomos ne forcimin e ligjit dhe institucioneve demokratike. Dhe, siç theksoi sekretari im i Jashtem ne Sarajeve, kerkohet udheheqje politike, fleksibilitet dhe gatishmeri per te bere kompromise te miregjykuara, aty ku interesat ndryshojne.

Qe nga zgjedhjet shqiptare te 28 qershorit 2009, vendi po perjeton nje bllokim te situates politike mes dy partive kryesore. Cili eshte mendimi juaj per kete krize? Cili eshte mendimi i qeverise se Mbreterise se Bashkuar per kete?

Siç e beri te qarte ministri yne per Europen, z. David Lidington javen e kaluar dhe si udheheqes te tjere te BE-se, kane deklaruar para tij, se eshte e rendesishme qe kriza politike ne Shqiperi te zgjidhet shpejt. Ne jemi te bindur se ne qofte se ka vullnet politik, mund te gjendet nje zgjidhje. Kjo do te vinte perspektiven europiane te Shqiperise perseri ne rrugen e duhur si dhe reformat shume te nevojshme ne qender te rendit te dites. Siç vuri ne dukje ministri, sa me shpejt te jete Shqiperia ne rruge te mbare drejt pranimit ne BE, aq me te lumtur do jemi ne (MB).

A mendoni se faktori nderkombetar ka treguar plotesisht nje vullnet per t’u imponuar partive politike gjetjen e nje zgjidhjeje, apo ka hezitim?

Komuniteti nderkombetar eshte i bashkuar ne besimin e tij se ne fund te fundit, kjo zgjidhje varet nga lideret politike shqiptare. Kjo nuk varet nga ne per te imponuar nje zgjidhje ne nje shtet anetar te NATO-s dhe nje vend qe aspiron te behet anetare e BE-se. Dhe shume shqiptare, duke perfshire ish-presidentin Moisiu, jane dakord. Kjo eshte ajo qe shqiptaret e zakonshem mund dhe duhet te presim nga lideret e tyre te zgjedhur. Nisma nga udheheqesit e Parlamentit Europian Daul dhe Schulz ishte nje perpjekje e rendesishme per te ndihmuar ne lehtesimin e nje zgjidhjeje lokale dhe nje pasqyrim i shqetesimit te perbashket me partneret europiane qe udheheqesit e politikes po rrezikojne te ardhmen europiane te Shqiperise. Pra, tani eshte ne dore te udheheqesve politike te te dyja paleve per te treguar angazhimin e tyre per vlerat dhe ambiciet e BE-se dhe per ta zgjidhur kete, ne menyre qe Shqiperia mund te levize ne fazen tjeter te integrimit. Ne fuqimisht besojme se me vullnet politik, nje zgjidhje ligjore qe forcon institucionet demokratike te Shqiperise dhe besimin e publikut ne keto institucione mund te gjendet.

Si e shihni krizen politike, prane nje zgjidhje?

Ju duhet te pyesni lideret tuaj politike, jo mua. Prane apo jo, nevojitet urgjentisht, ne menyre qe fokusi politik dhe teknik mund te kthejne ne rendin real te dites forcimin e kapaciteteve te institucioneve shqiptare dhe sistemet demokratike, duke perfshire edhe pavaresine dhe profesionalizmin e gjyqesorit, administrates zgjedhore dhe medias, si dhe permiresimin e mjedisit te investimeve per te terhequr investimet e huaja direkte, ne nje klime te ashper globale.

Sipas mendimit tuaj, a ka ndryshime thelbesore ne luften per forcimin e shtetit ligjor dhe asaj kunder korrupsionit? A ka ende nje kulture mosndeshkimi? 


Nuk kam asnje dyshim se lufta ndaj korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor jane prioritetet per komunitetin nderkombetar ne kete rajon dhe per Mbreterine e Bashkuar ne veçanti ne Shqiperi. BE i ka cilesuar vazhdimisht si kryesore dhe ne, ne Mbreterine e Bashkuar, kemi investuar shume ne punen me partneret shqiptare – agjencite e zbatimit te ligjit, gjyqesori, OJQ-te - per te rritur kapacitetin e zbatimit te ligjit. Ne jemi duke punuar ne menyre bilaterale me autoritetet shqiptare te zbatimit te ligjit per te trajtuar krimin e organizuar; oficere te policise britanike jane ne krye te misionit policor te asistences se BE-se, PAMECA, dhe ne kemi drejtuar nje numer projektesh te asistences teknike me policine, gjyqtaret dhe prokuroret. Ne kemi filluar nje projekt per te mbeshtetur dhe forcuar kapacitetin e Gjykates se Larte. Ne duam qe te ndihmojme te zhvilloheni mbi perparimin e bere tashme.

Ne e shohim forcimin e shteti ligjor dhe trajtimin e çdo ndjenje mosndeshkimi si baze per prosperitetin e ardhshem te Shqiperise, per te siguruar qasje ne drejtesi per te gjithe dhe per tranzicionin demokratik te Shqiperise. Sondazhet tregojne se perceptimet e korrupsionit jane ende te larta – ne vitin 2009, sondazhi i Gallup Ballkan Monitor tregoi se 52% e shqiptareve thane se i ishte dashur te paguajne nje ryshfet gjate vitit te kaluar. 73% mendonin se korrupsioni eshte i perhapur ne qeveri dhe 63% ne biznes. Ky aspekt eshte gjithashtu i rendesishem per perparimin drejt BE-se. Ne Raportin e saj Vjetor te Progresit, tetor 2009, Komisioni Europian beri thirrje per "nje historik bindes te vendimeve dhe sanksioneve ne rastet e korrupsionit". Tashme ka pune te rendesishme qe kane filluar te merren me kete axhende, duke perfshire strategji antikorrupsion te qeverise dhe perpjekjeve nga ana e Keshillit te Europes dhe te tjereve per te ndihmuar mbeshtetjen e zbatimit te saj. Por tani shqiptaret kane nevoje per te pare dhe ndier rezultatet e punes, kane nevoje te kene besim se kriminelet do te kapen dhe ndeshkohen sado miq te forte te kene. Ligjet e mira nuk jane baras me drejtesi te mire, nese ligjet nuk zbatohen ose nese integriteti profesional i ligjzbatuesve demtohet.

Cilat jane disa nga pasojat e krizes politike?

Ndoshta me e keqja eshte se sa eshte polarizuar dhe politizuar vendi – ku “elita”, artiste, shkrimtare dhe profesioniste gjenden te kapur ne shkembimin e “zjarrit” politik. Angazhimi politik eshte pozitiv veçanerisht per nje vend ne tranzicion – por politikat partiake nuk duhet te zevendesojne institucionet demokratike dhe influencojne çdo aspekt te jetes se njerezve dhe ruajtjen e vendeve te tyre te punes. Ka nevoje per hapesire per debat dhe zhvillim te ndershem dhe profesional. Nuk ka dyshim se axhenda e reformes ne Shqiperi ka vuajtur. Jo vetem se mungesa e nje Parlamenti funksional ka penguar punen me ligjet por edhe sepse, ç’eshte ndoshta me e rendesishme, ka pasur me pak debat dhe analizim te vendimeve te rendesishme politike dhe emerimeve. E kam fjalen per emerimet ne Gjykaten Kushtetuese dhe te Larte – nje proces teper i rendesishem per konsolidimin e demokracise ne Shqiperi. eshte jetike qe keto emerime te forcojne pavaresine, integritetin dhe profesionalizmin e gjyqesorit dhe qe keto gjykata te mos behen te politizuara – te perkrahen nga nje parti apo nje tjeter. Siç e ka thene zoti Godo apo eksperte te tjere, procesi qe tashme ka filluar, kercenon pikerisht te beje kete. Gjykata e Larte dhe ajo Kushtetuese duhet te pasqyrojne me te miren e profesionalizmit te gjyqesorit shqiptar dhe te gezojne besimin dhe mbeshtetjen e popullit shqiptar dhe te te zgjedhurve te tij.

A mundet kjo krize te demtoje zgjedhjet e ardhshme vendore?

Jo nese arrihet nje zgjidhje shpejt dhe nese zhvillohen dhe zbatohen reformat, duke perfshire edhe ato te identifikuara nga ODIHR. eshte e rendesishme qe zgjedhjet vendore te ndertohen mbi progresin e arritur dhe te mos perseritin gabimet e kaluara. Koha eshte thelbesore.

A e shihni pranimin e Shqiperise ne BE te afert apo duhet me shume kohe nga sa premtojne politikanet tane?

E ardhmja e Shqiperise eshte ne BE. Siç tha edhe sekretari i Jashtem britanik Hague ne Sarajeve “nje BE pa Ballkanin Perendimor do te kishte perhere nje boshllek me te zhgenjyer dhe te pakenaqur prane qendres se tij”. Shqiperia ka bere progres te jashtezakonshem nga nje vend totalisht i izoluar nga bota, i dale nga nje diktature e eger komuniste, neper ditet e erreta te 1997-s, deri ne anetaresimin ne NATO. Potenciali i ketij vendi eshte shume i qarte. Tani varet nga qeveria, drejtuesit politike dhe publiku te vendosin sa shpejt do ta kapin mundesine dhe te ecin perpara per anetaresimin ne BE. Siç e beri te qarte sekretari yne i Jashtem, ne besojme ne shperblimin e arritjeve te sinqerta me progres te sinqerte. Rajoni dhe Shqiperia duhet te plotesojne kushtet e kerkuara dhe jo kushtet t’u pershtaten atyre. Keto jane disa shtylla themelore te demokracise europiane te caktuara, nga kriteret e Kopenhages, te cilat ende duhen arritur. Si nje mike e Shqiperise, Britania do vazhdoje t’ju mbeshtese aktivisht ne kete udhetim te rendesishem.