e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Mafia ruse mesyn pronat ne bregdet

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mafia ruse mesyn pronat ne bregdet
“Mafia” ruse mberrin fuqishem ne Shqiperi, teksa po synon blerjen e trojeve ne brigjet e Vlores dhe Sarandes, aq te deshiruara per ndertimin e resorteve turistike. Pas paralajmerimit te SHISH-it per Komisionin e Sigurise per kercenimet kombetare, mesohet se dhjetera hektare troje ne zonen bregdetare midis Vlores dhe Sarandes kane filluar te tjetersohen ne favor te disa biznesmeneve anonime ne Shqiperi. Ka dyshime, se pikerisht keta te ashtuquajtur biznesmene, kane kryer te gjitha procedurat per te tjetersuar kete prone, duke paguar qindra mijera euro per pronaret e tyre te ligjshem. Skema per perfitimin e mijera meter katrore truall ne bregdet nga biznesmenet ruse eshte e ngjashme me blerjen e trojeve ne shtetin e Malit te Zi, ku bose te fuqishem pertej Uraleve, arriten te kontrollojne pjesen me te madhe te truallit ne bregdet. Duket se skema eshte importuar ne Shqiperi dhe ka filluar te zbatohet prej dy vjetesh.

Mbivendosjet

Aktualisht, trojet bregdetare midis Vlores dhe Sarandes jane ne fazen e “ndarjes”, pra marrjen e tyre nga pronaret e ligjshem. Te interesuarit per prona ne keto vende mesohet se kryejne bisedime me Agjencite Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Hyjne ne bisedime vetem nese prona eshte e ligjeruar dhe nuk ka asnje konflikt pronesie, pasi me vone do t’u duhet te kalojne nje pjese te mire te kohes ne gjyqe. Pasi marrin miratimin nga AKKP-te shkojne te pronaret e ligjshem te ketyre pronave dhe hyjne ne tratativa, duke ofruar dyfishin e vleres se çmimit te tregut per nje prone.

Per te qene te bindur se prona do te behet e tyre dhe pronaret do te jene te kenaqur dhe “nuk do te hapin goje” ata paguajne me teper sesa vlera e tregut, ndersa gjithçka merr forme ligjore nga noteret, te cilet ne kete rast kane para tyre nje vendim per kthimin e prones si dhe nje marreveshje midis pronarit dhe bleresit. Megjithate, kjo eshte vetem nje forme per marrjen e pronave nga te ashtuquajturit biznesmene ruse. Ne pronat bregdetare te zones midis Vlores dhe Sarandes kane filluar problemet per mbivendosjet e pronave. Shume pronare te ligjshem jane ankuar se, pasi kane shkuar ne zyrat vendore te regjistrimit te pasurise per te marre nje certifikate pronesie, kane verejtur se prona nuk ishte ne emrin e tyre, por ne nje emer tjeter. Ne keto raste jane drejtuar ne polici dhe prokurori ku kane kryer denoncimet perkatese.

Mesohet se ne Prokurorine e Vlores jane kryer nje sere denoncimesh per mbivendosje pronash, aq sa per t’i verifikuar do te duhen vite me radhe. Ndersa mesohet se nje tjetersim masiv eshte kryer ne zonen e Jalit me pronat. Ne kete vend banoret kane pasur konflikte te vazhdueshme me nje projekt te Bankes Boterore per ndertimin e banesave, ndersa Prokuroria bregdetare e Vlores konstatoi se ne kete zone ishin mbivendosur rreth 100 hektare, ndersa dosja eshte gati per ne gjykim me dy te pandehur.

Shitja

Duke realizuar te gjitha procedurat nga marrja e prones, me ane te mbivendosjes, pronaret e mevonshem e shisnin menjehere me te gjitha dokumentet perkatese, pasi per te njejten prone kishte nje vendim edhe AKKP-ja. Bleresi ne keto raste ishte nje biznesmen anonim, i cili dorezonte dokumentet ne zyrat vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Sipas informacioneve te policise e prokurorise, bleresi mund te ishte nje shtetas shqiptar, i cili kishte kryer nje sere dokumentesh per te dokumentuar se aktiviteti i tij financiar i pergjigjej me se miri financimit per blerjen e truallit. Dhe ne kete mes hynin te ashtuquajturit biznesmene ruse, te cilet synonin qe ne keto prona ne emer te shqiptareve, te ngrinin nje sere resortesh turistike, te ngjashme me ato qe jane ndertuar ne Malin e Zi. Dhe ne kete rast, sipas SHISH-it, siguria kombetare do te rrezikohej ne maksimum, pasi pjesa me e bukur e rivieres shqiptare ne brigjet e Detit Jon do t’i perkiste mafies ruse.