Operatori i katert, nuk lejohet ne treg nga tre kompanite celulare dhe Albtelekom
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Tre operatoret e telefonise celulare dhe Albtelekom nuk nenshkruajne marreveshjen e interkoneksionit me operatorin e katert te telefonise celulare ne vend, duke penguar daljen e ketij te fundit ne treg ne daten e parashikuar.
Nderkohe qe po skadon afati ligjor per nisjen e ofrimit te sherbimit, qe eshte data 8 korrik, behet e ditur se ne rruge ka dale nje tjeter pengese: Mobile 4 AL, ose Plus siç do te njihet per publikun, ka deshtuar te arrije nje marreveshje interkoneksioni me operatoret e tjere celulare dhe me Albtelecom. Çeshtja ka shkuar per zgjidhje ne Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, por deri tani nuk ka asnje bllokim te situates. Mobile 4 AL me date 14 qershor i eshte drejtuar AKEP me kerkesen per zgjidhje mosmarreveshje interkoneksioni me operatoret Albtelecom, AMC, Eagle Mobile dhe Vodafone Albania. Mobile 4 AL ne kerkesen e vet thekson se, pavaresisht te gjitha perpjekjeve dhe negociatave me Operatoret me Fuqi te Ndjeshme ne Treg, nuk ka arritur marreveshje me asnjerin prej tyre ne lidhje me tarifen e interkoneksionit per terminimin e thirrjeve te gjeneruara nga rrjetet e ketyre operatoreve ne rrjetin e Mobile 4 AL.
Operatori Mobile 4 AL kerkon nivel asimetrie te tarifave me operatoret aktuale me te larte se ajo qe keta te fundit jane te gatshem te pranojne. Praktikat nderkombetare te ketij sektori ju lejojne operatoreve qe hyjne me vonese ne treg te mbajne tarifa interekoneksioni qe jane me te larta se ato te operatoreve ekzistues. Mirepo ne kete rast operatoret ekzistues nuk bien dakord me çmimin qe kerkon kompania e katert dhe eshte AKEP qe duhet te vendose nje tarife te arsyeshme. Zgjidhje e problemit pritet te kerkoje disa jave, ndaj duket e pamundur qe Plus te ofroje sherbim brenda afatit te fundit ligjor qe i eshte lene, data 8 korrik.
Kompania celulare e katert celulare Plus pergatitet per futjen ne tregun e telekomunikacionit ne Shqiperi. Plus, operatori me i ri ne tregun shqiptar prezantoi dje arritjet e tij te deritanishme dhe planet afatshkurtra per ofrimin ne treg te sherbimeve te tij. Drejtori Ekzekutiv i Plus, Moni Buchnik njoftoi pak kohe me pare se kompania ka nenshkruar tashme marreveshjet tregtare me furnitoret kryesore te rrjetit, pas procesit tenderues. Sipas tij, disa kompani shqiptare jane kontraktuar per kryerjen e punimeve te nevojshme per ndertimin e rrjetit, ndertimin e stacioneve te backbone, stacioneve ne terren, stacioneve ne godina, ofrimin e sherbimeve dhe pajisjeve elektrike, mirembajtjen e rrjetit si dhe sherbimin e sigurise fizike per rrjetin etj. Gjithashtu, Nokia Siemens eshte perzgjedhur si furnitori i RAN (Radio Açess Neteork) dhe pajisjeve te Core Neteork (centralit).
Ndersa NEC eshte perzgjedhur si furnitor i rrjetit backbone dhe linqeve te tij microeave. Po ashtu, Comverse eshte kompania e perzgjedhur per te ofruar pajisjet BSS/ VAS (tarifimi dhe sherbimet me vlere te shtuar. Buchnik ka shprehur vleresimin per teknologjine dhe furnitoret e kesaj kompanie, duke siguruar se tashme qe kontratat jane nenshkruar, kjo kompani zoteron teknologjine me te mire dhe me te fundit qe do te mundesoje shpejtesi drejt tregut, fleksibilitet, inovacion/diferencim, avantazh konkurrues dhe nje rrjet te konsoliduar per te perballuar sfidat teknologjike te kohes.