Piturka:“Qëlluam me fat që në Evropian jemi në një grup të lehtë”
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E nisi me një humor të hollë, duke thënë: “Qëlluam me fat që në Evropian jemi në një grup të lehtë”. Askush nuk e kontestoi fjalën e tij, por në të njëjtën kohë, askush nuk mund t’ia presë shpresat ekipit rumun për të arritur kualifikimin, edhe pse përballë do të ketë as më pak dhe as më shumë se Francën, Italinë dhe Holandën, që janë ekipet më në formë të momentit në Evropë dhe shihen si favoritet kryesore të këtij komepticioni. “Në ndeshjet kualifikuese kemi humbur vetëm një takim, ndaj Bullgarisë 0-1, ndaj s’kemi pse të ndihemi ne, ekipi më i dobët i këtij grupi. Duhet të kemi parasysh se me Holandën nuk humbëm asnjërën nga dy takimet e grupit eliminator”, deklaroi Piturka.