E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pirlo: Kam qene shume prane kalimit tek Celsi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pirlo: Kam qene shume prane kalimit tek Celsi
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka pranuar në një intervistë për “Sky”, se ka qenë shumë pranë kalimit tek Çelsi, por transferimi i tij u pengua në momentet e fundit nga Silvio Berluskoni.

“Kam qën në tratativa me Realin e Madridit, Çelsin, Romën e Barcelonën. Besoj se më afër isha me blutë e londrës, pasi kisha gjetur akordin me Çelsin. Megjithatë, bisedova me presidentin Silvio Berluskoni dhe vendosa të qëndroja tek Milani”, ka thënë Pirlo, që tashmë është kthyer në njeriun simbol të rilindjes së Juventusit./b.l