Hitzfeld: As Bajerni dhe as Dortmundi nuk do te humbasin ne Spanje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ish-trajneri i Bajernit dhe Borusias së Dortmundit, Otmar Hitzfeld, shprehet i sigurtë se finalja e Ligës së Kampioneve do të jetë gjermane. Madje, ai thotë se as Bajerni dhe as Dortmundi, nuk do të humbasin në ndeshjet e kthimit në spanjë.
“Unë mbetem i bindur se Dortmundi do të shkojë në finalen e Ligës së Kampioneve, ku do të ndeshet me Bajernin, por nuk do të jetë shumë e thjeshtë. Për më tepër, jam i bindur se as Bajerni dhe as Dortmundi nuk do të munden në Spanjë”, tha Hitzfeld.
“Nëse merr në konsideratë idenë se kryesuesit e Bundesligës mundën atë të La Liga me rezultatin 4-0 dhe skuadra e vendit të dytë në Bundesligë mundi atë që është e dyta në Spanjë me rezultatin 4-1, kjo do të thotë se shtyllat e portave tani janë zhvendosur. Ka një ndryshim në forcën e futbollit në Evropë, por Dortmundi dhe Bajerni duhet ta konfirmojnë një gjë të tillë në ndeshjet e kthimit”, përfundoi ai.