Piramida, qytetaret firmosin peticion kunder prishjes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Dhjetëra intelektualë dhe të rinj, të mbështetur edhe nga shoqatat e arkitektëve, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e organizata të tjera jo qeveritare, zhvilluan mbrëmë në Tiranë një takim me qytetarët, për t’u shprehur kundër shembjes së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, e njohur si Piramida. “Ndoshta është nga të parat takime që nuk organizohet nga partitë. Janë vetë qytetarët që po reagojnë, pasi në qytetin ku jetojnë dikush kërkon të shkatërrojë”, - tha publicisti Artan Lame. Takimi mes qytetarëve nisi mbrëmë në orën 19:30 në sheshin para Piramidës.
Gjatë këtij takimi, dhjetëra qytetarë firmosën edhe një peticion, kundër prishjes së saj. “50 metra larg sheshit është zyra e kryeministrit, i cili nëse ka veshë le të dëgjojë zërin e qytetarëve. Nuk bëhet fjalë as për t’u përdorur, as për të qenë vegël e dikujt. Është qyteti ku banojmë dhe po na vënë dorë pa na pyetur. Është zgjedhja e qytetarëve të reagojnë ose të qëndrojnë në shtëpi indiferentë”, - tha Lame.