Breivik para gjykates. Norvegjia,1 minute heshtje
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një minutë heshtje në Norvegji për të nderuar më shumë se 90 persona që u vranë nga një shperthim i një bombe dhe të shtëna me armë. I dyshuari i cili është ndaluar lidhur e me sulmet, Anders Breivik,do të paraqitet para një gjykatë në Oslo, në një seancë dëgjimore mbi paraburgimin e tij. Policia dhe avokati, kanë thënë se 32-vjeçari norvegjeze ka pranuar se ka kryer sulmin, ku u vranë të paktën 93 persona. Breivik, u ka thënë hetuesve se ai vetë kishte kryer sulmet dhe është raportuar të ketë lidhje të dikurshme ekstremiste dhe anti-islamike.
Geir Lipeshtad nuk ka dhënë detaje në lidhje me motivet e mundshme që mund ta kenë çuar Anders Bering Breivikun në shkaktimin e dhunës.
“Ai thotë se beson që veprimet ishin barbare, por në kokën e tij ato ishin të nevojshme”, tha Lipeshtad.
Breivik, 32 vjeç, u arrestua nga policia të premten, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje të paktën 85 persona në një takim rinor të Partisë Laburiste në ishullin Utoja, si dhe për shpërthimin në ndërtesat e qeverisë në Oslo, ku humbën jetën 7 persona.
Breivik është përshkruar si fundamentalist i krishterë i krahut të djathtë, me pikëpamje anti-myslimane. Hetuesit janë duke hulumtuar nëse ai është autor i një dokumenti 1,500-faqesh që është postuar në internet, e që përshkruan planifikimin e sulmit.