Basha, sot ne krye te Bashkise Tirane, mbyllet epoka e Rames
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ligji, “Këshilltari që nuk pranon të bëjë dhe të nënshkruajë betimin, quhet se jep dorëheqjen dhe atij nuk i jepet mandati”
Prej paradites së sotme, pas 11 vitesh qeverisjeje nga socialistët, Bashkia e Tiranës do të drejtohet nga demokratët. Në sallën e Këshillit Bashkiak, Lulëzim Basha, paraditen e së hënës do të kryejë betimin për të marrë zyrtarisht postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në drejtim të së cilës do të jetë përgjatë 4 viteve të ardhshme. Pas një vit lënie në harresë dhe braktisjeje të kësaj salle, këshilli hap dyert për të zhvilluar mbledhjen e parë ku pas Bashës, pritet të betohen edhe 55 këshilltarët e rinj. Konfirmimin për pjesëmarrjen në mbledhje e kanë dhënë edhe 27 anëtarët e majtë të opozitës, prania e të cilëve mendohet se ka ardhur për shkak të humbjes së mandatit. Pasi në rast mos betimi në këshill, nuk u jepet mandati.
Mbledhja
E thirrur një javë më parë nga sekretari i Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj, Këshilli do të zhvillojë sot mbledhjen për shpërndarjen e mandateve. Por ajo që pritet të ndodhë sot në sallën e Këshillit Bashkiak, me nisjen e mbledhjes, bazohet në ligjin Nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Kështu, fillimisht do të ngrihet komisioni i mandateve, i cili do bëjë verifikimin e miratimin e mandateve të anëtarëve të këshillit, të cilët më pas do të bëjnë betimin. Më pas, 55 anëtarët e Këshillit Bashkiak do të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarin e këshillit, si dhe do të zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë Këshillin Komunal ose Bashkiak në këshillin e qarkut. Pasi përfundon kjo procedurë vjen momenti i shpalljes së vlefshmërisë së mandatit të ri të kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës dhe betimi i tij.
Opozita
27 anëtarët e opozitës do të zënë vendin e tyre në këshill, në ndryshim nga strategjia për bojkotimin e institucioneve të tjera, sot ata do të marrin pjesë në mbledhje. Në rast mosmarrjeje pjesë, anëtarët e majtë rrezikojnë mandatin, pasi bazuar në ligjin për pushtetin vendor, neni 28, pika 2 përcakton se”Këshilltari që nuk pranon të bëjë dhe të nënshkruajë betimin, quhet se jep dorëheqjen dhe atij nuk i jepet mandati”. Pas këtij momenti, nuk dihet nëse këshilltarët e majtë, do vijojnë të qëndrojnë në mbledhje apo jo. Ndonëse në mungesë të tyre, tashmë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, mazhorancën e kanë të djathtët me një anëtar më shumë. Pasi në bazë të votave të marra në zgjedhjet vendore të 8 majit, koalicionit të djathtë "Aleanca për Qytetarin" i takojnë 28 vende në këshill, ndërsa koalicionit të majtë "Aleanca për të Ardhmen" i takojnë 27 vende. Nga ana tjetër edhe në njësitë bashkiake të kryeqytetit, në 11 prej tyre, 7 drejtohen nga kryetarë të djathtë. Prej zgjedhjeve të 2007-s, tre prej tyre kanë mandatin e tyre të dytë, ndërsa katër të tjerë kanë fituar mandatin në zgjedhjet e sivjetshme. Ndërsa në 4 njësitë bashkiake të Tiranës, për katër vitet e ardhshme do të drejtohen nga kryetarë të majtë, prej të cilëve, tre kanë mandatin e tyre të dytë.
Minibashkitë, 7 me 4 për PD-në
Në katër vitet e ardhshme, Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Lulëzim Basha, do të ketë nën drejtimin e tij edhe 11 njësitë bashkiake të Tiranës, ku 7 prej tyre janë të djathta dhe 4 të majta. Përkatësisht, bazuar te rezultatet e njësive bashkiake, në njësinë Nr. 1, ku në katër vitet e ardhshme do të drejtohet nga kandidatja e opozitës, Lindita Nikolli, në njësinë Nr. 2 përfaqësuesi i mazhorancës, Elez Gjozaj; në njësinë Nr. 3, ai i mazhorancës, Ilir Kokona; në njësinë numër 4 fitues doli fitues Hysen Gjura i mazhorancës; në njësinë Nr. 5, Jeta Seitaj e opozitës. Në njësinë bashkiake numër 6 në Kombinat, fitues u shpall Krenar Canollari i opozitës; në njësinë Nr. 7 kandidati i opozitës, Erion Koka, ishte fituesi; në njësinë Nr. 8 Arben Tafaj i mazhorancës; në njësinë Nr. 9, Indrit Fortuzi i mazhorancës; në njësinë Nr. 10 Blendi Fuga i shumicës dhe në njësinë Nr. 11 Haki Mustafaj i mazhorancës.

Ishte Është
Njësia Nr. 1 Lindita Nikolla, PS vazhdon edhe këtë mandat
Njësia Nr. 2 Përparim Bodinaku, PS Elez Gjoza, PD
Njësia Nr. 3 Ilir Kokona, PS’91 Ilir Kokona, LSI+PD
Njësia Nr. 4 Vaid Kalaja, PS Hysen Xhura, PD
Njësia Nr. 5 Jeta Seitaj, PS vazhdon edhe këtë mandat
Njësia Nr. 6 Luzhiana Abazi, LSI Krenar Cenollari, PS
Njësia Nr. 7 Pandeli Sara, PS’91 Erion Koka ,PS
Njësia Nr. 8 Arben Tafaj, PD vazhdon edhe këtë mandat
Njësia Nr. 9 Arman Halebi, LSI Indrit Fortuzi, PD
Njësia Nr. 10 Gert Bogdani, PD Blendi Fuga, PD
Njësia Nr. 11 Haki Mustafa, PD vazhdon edhe këtë mandat