Pike: Disfate, s'duhet te nxjerrim justifikime
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xherard Pike mendon se nuk duhet ta përdorin momentin e prekjes me dorë te goli i parë i Milanit si justifikim për humbjen. “Ishte një paraqitje e dobët e jona. Nuk treguam forcën e vërtetë të skuadrës dhe pësuam një humbje zhgënjyese. Nuk duhet të gjejmë justifikime për këtë disfatë. Arbitrat edhe gabojnë ndonjëherë”, tha mbrojtësi spanjoll. “Ne jemi Barcelona dhe duhet ta përmbysim këtë rezultat. Asgjë nuk është e pamundur. Edhe pse është mjaft e vështirë, duke qenë se Milani është një skuadër e fortë, duhet të shfrytëzojmë maksimalisht faktin që luajmë para tifozëve tanë”, përfundoi Pike.