e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ambrozini: Tani e ka radhen Interi?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ambrozini: Tani e ka radhen Interi?
Kapiteni i “Djallit” përgëzon shokët e skuadrës, por nuk dëshiron që të shpërqendrohen. “Një ndeshje e madhe dhe duhet ta shijojmë këtë mbrëmje. Kemi bërë gjithçka shkëlqyeshëm. Barcelona luajti më shumë me topin, por taktika që zgjodhëm ishte e vetmja mënyrë për t’i mundur. Ia dedikoj këtë fitore të gjithë ekipit, pasi e meriton.

Gjithsesi, nuk duhet të festojmë para kohe, pasi na pret edhe ndeshja e kthimit”, deklaroi Ambrozini. “Na lejohet që sot të mos mendojmë për asgjë tjetër, por duke filluar që nesër do fokusohemi te ndeshja ndaj Interit. Duam fitore edhe në derbi”.