e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pierre Luigi Collina, vlereson me 8.2 arbitrimin e Cuneyt Cakir ne Old Trafford...

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pierre Luigi Collina, vlereson me 8.2 arbitrimin e Cuneyt Cakir ne Old Trafford...
Gjyqtari i takimit Manchester United - Real Madrid zhvilluar të martën mbrëma në Old Trafford, Cuneyt Cakir, është vlerësuar me notë tejet të lartë nga gjyqtari më i mirë në historinë e futbollit dhe i deleguari i UEFA-s për arbitrat, Pierre Luigi Collina.

Collina në raportin e tij për gjyqtarin Cuneyt Cakir, i shumëkritikuar nga hierarkia e klubit anglez dhe tifozët, ka vlerësuar lartë punën e tij gjatë ndeshjes Manchester United – Real Madrid duke i dhënë notën 8.2 për performancën e tij.

Anëtari i komitetit të gjyqtarëve në UEFA në raportin e tij ka vlerësuar shumë të drejt kartonin e kuq të dhënë ndaj Nanit pas ndërhyrjes së tij ndaj Alvaro Arbeloas, që ngriti dhe reagimet e shumta të Djajve të Kuq të cilët edhe fajësuan gjyqtarin Cuneyt Cakir.

Collina ndër të tjera, ka vlerësuar lartë maturinë e treguar nga arbitri turk, i cili vendosi të mos ndikonte në lojë për dy rastet e penalltive kontraverse të pa dhëna.
Madje, Collina ka kritikuar ashpër Cuneyt Cakirin për faktin pse nuk e ka ndëshkuar me karton të kuq kapitenin Rio Ferdinand, i cili ironizoi me të në fund të takimit duke i duartrokitur në fytyrë.

Real Madridi e ka fituar ndeshjen me rezultat 2-1 për t’u kualifikuar më tutje në Ligën e Kampionëve, teksa ky eliminim ka lënë plagë te thella te Manchester United, tifozët dhe menaxheri Sir Alex Ferguson, i cili ende nuk është prononcuar.