France, ‘Ibrakadabra’, dopieta e suedezit i jep fitoren PSG-se
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Paris Saint-Germain ka fituar me përmbysje ndaj Nancy-t me rezultatin 2-1, falë dy golave të sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic. Pas një gabimi të Pastore-s, miqtë shënuan të parët me anë të Moukandjo-s, në minutën e 37-të të takimit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Nancy-t.
Në pjesën e dytë Nancy u shfaq më kërcënuese, por nuk arriti të goli. Pas një kundërsulmi të parizienëve, Menez dha një asist për Ibrahumovic, i cili barazoi shifrat. Nuk kaluan as tre minuta, kur ‘Ibrakadabra’ u shfaq sërish, duke përmbysur rezultatin pas një asisti të dhënë nga Verrati. Me dopietën e tij, Ibrahimovic, shkon në kuotën e 24 golave në Ligën e parë franceze. Ndërsa PSG, gjendet pesë pikë përpara Lyon-it të vendit të dytë në klasifikimin e kampionatit.