Peshengritesit kunder Bumcit: Mjaft vetem me fjale te bukura!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duhej të ishte një pritje ku ministri i Sporteve, Aldo Bumçi do të përgëzonte përfaqësuesen e peshëngritjes, për paraqitjen e mirë në Botërorin 2011 të zhvilluar në Paris. Megjithatë, takimi iu kthye në një bumerang drejtuesit të lartë të MTKRS-së, pasi yjet e shtangës shqiptare nuk kanë pranuar lavde dhe fjalë të bukura. Përkundrazi, sportistët më të suksesshëm në historinë e sportit shqiptar kanë kërkuar zgjidhje për problemet e tyre më elementare, duke nisur nga rrogat, shpërblimet dhe kushtet stërvitore. Pas evenimentit të Francës, shtanga kuqezi kualifikoi 4 peshëngritës në Lojërat Olimpike, “Londër 2012”.
Suksesi më i madh i aktivitetit të zhvilluar në Paris ishte padyshim medalja e bronzit e fituar nga Romela Begaj, ndërsa Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli sakrifikuan për të ndihmuar skuadrën: i pari konkurroi me temperaturë të lartë, ndërsa i dyti edhe pse vazhdon të jetë i dëmtuar. Por, të gjitha këto arritje të shkëlqyera apo sakrifica zbehen nga mungesa e mbështetjes konkrete nga shteti. Begaj, “viktimë” e absurditetit shqiptar, ku pavarësisht medaljes së bronzit, ajo nuk shpërblehet, sepse ligji parashikon vetëm premio për renditjen në dygarësh tha: “Shpresoj që problemi i shpërblimeve për medalje të zgjidhet një herë e mirë, sepse këto rezultate nuk i vijnë përditë Shqipërisë. Nevojitet një VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave) për të shpërblyer edhe këto medalje teke dhe jo vetëm ato të dygarëshit”.
Ministri Bumçi sapo nisi fjalën, duke “reklamuar” arritjet e dikasterit të tij (“ekziston një fond shtesë nga MTKRS, me vlerë 4.5 milionë lekë të reja që do të përdoret”), u ndërpre nga Qerimaj. Kampioni shkodran u tregua edhe më i ashpër: “Zoti ministër, jemi mësuar me fjalët e bukura dhe ato nuk na bëjnë më përshtypje. Duhen hapa konkretë për zgjidhjen e problemeve të rrogave dhe shpërblimeve. Ka ardhur momenti që situata të ndryshojë. Ne po bëhemi gati të shkojmë në Olimpiadë dhe duhet të trajtohemi më mirë”. Ndërkohë, ministrit Bumçi iu ndërpre përsëri fjala te pjesa e “meritave” të MTKRS-së për kushtet e krijuara për sportistët, që arrijnë rezultate të larta. Trajneri Zef Kovaçi tha: “Është e çuditshme të thuhet, por Kombëtarja do të nisë stërvitjen dhe ne ende nuk kemi një palestër ku këta kampionë të stërviten”.