e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Perqafimi i Tyson dhe Holyfield, 16-vjet pas kafshimit te veshit...

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Perqafimi i Tyson dhe Holyfield, 16-vjet pas kafshimit te veshit...
Dy legjendat e boksit, Mike Tyson dhe Evander Holyfield, janë takuar përsëri, por kësaj radhe kishte përqafime dhe qeshje, jo kafshime të veshit. Tyson, i cili gjendej në Chicago, vendosi të vizitonte “mikun e tij të vjetër”, i cili po jepte autografe dhe promovonte salcën e tij për gatimet në sgarë.

“Thjesht doja ta shihja Evanderin. E dua Evanderin. Jam i lidhur përgjithmonë me të për gjithë jetën time”, deklaroi Tyson. Është e vështirë të besohet se këto fjalë erdhën nga njeriu, i cili ia kafshoi veshin Holyfieldit 16 vjet më parë gjatë një ndeshje boksi ndërmjet tyre. Ishte data 28 qershor 1997 në Las Vegas, kur Mike Tyson kafshoi veshin e kundërshtarit të tij, Evander Holyfield, duke i shkëputur një copë.