Berluskoni: Ja skema per te mposhtur Barcelonen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi beson se Lionel Messi duhet markuar nga një persona i posaçëm në ndeshjen për Ligën e Kampionëve që do të zhvillohet të markurën.
“Do të jetë shumë e vështirë të mundim Bercelonën”, tha ish-Kryeministri i Italisë për radion “RTL 1002.5”. “Ende nuk e kam gjetur kohën për të folur me trajnerin Massimiliano Allegri por nuk do t’i jap direktiva. Nuk e kam bërë kurrë këtë. E di rolin e Presidentit dhe të trajnerit, por Presidenti ka të drejtën të japë këshilla për trajnerin”, ka shtuar Berluskoni. Ai sugjeron që të caktohet një mbrojtës që të mos i ndahet Messi-t. Berluskoni nga ana tjetër ka konfirmuar se Allegri do të jetë trajner i Milanit edhe për sezonin e ardhshëm.