e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Përplasja para derbit/ Partizani reagon ndaj Tiranës: Ja e vërteta e biletave

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Përplasja para derbit/ Partizani reagon ndaj Tiranës: Ja e vërteta e biletave

Menjëherë pas "denoncimit" të bardhebluve për çmimin e biletave për derbin e së premtes që do të luhet në "Qemal Stafa" ka reaguar klubi Partizani.partizani
Ky i fundit si mikpritës sqaron përmes një deklaratë të postuar në profilin zyrtar në "Facebook" arsyen se përse tifozët e kuq do të kenë mundësinë që biletën 600 lekëshe do ta blejnë 400 lekë.

24 herë kampionët e kanë cilësuar abuzim në dëm të tifozëve bardheblu rastin e çmimit të biletave.

Kjo për faktin se biletat në tribunat D1, D2, D3, C dhe E vlerën reale e kanë 600 lekë, aq sa do të shiten në treg për "Fanatiksat" ndërsa për "Guerrilsat" do të jenë 400 lekë.

Reagimi

REAGIM NDAJ PRETENDIMEVE TE KF TIRANA

Klubi Partizani nuk mendon kurrsesi të krijoj polemika me Klubin e Tiranës. Sqarojmë të gjithë opinionin publik dhe atë mediatik që ne si klub nuk kemi bërë asnjë shkelje të rregullores apo abuzim siç pretendon KF Tirana. Klubi Partizani dhe tifozët e kuq gjithmonë kanë qenë dhe janë një familje e madhe. Vendimi i marrë nga Klubi për të sponsorizuar një pjesë të çmimit të biletave për tifozerinë e kuqe, hyn në politikat tona.
Kjo inisiativë ka marrë jetë edhe në kuadër të festimeve të 70 vjetorit të themelimit të Klubit Sportiv Partizani.

I përgjigjemi akuzave të pabaza të Tiranës se në vendimet tona nuk ekziston asgjë kundër tifozerisë së Tiranës. Inisiativa jonë është respekt për tifozerinë e kuqe.

Njëkohësisht ju kujtojmë se i jemi përmbajtur çmimeve që na u ofruan nga klubi Tirana në takimin e luajtur në "Selman Stërmasi" në 7 Dhjetor 2015. Ndërkohë tifozerisë tonë në prag të asaj sfide iu mundësuan biletat vetëm 16 orë përpara nisjes së takimit duke vështirësuar në këtë mënyrë praninë e tifozave në stadium dhe sigurimin e një bilete në kohë.
Një gjë e tillë kurrsesi nuk do të ndodh me tifozerinë e Tiranës, pasi klubi Partizani i qëndron besnik rregullave të lojës dhe "Fair Play"-it duke përfshirë në këtë mbarvatje të ndeshjes edhe tifozerinë e Tiranës. tifozeri e cila gjithmonë ka patur në dispozicion më shumë se 5 % të stadiumit "Qemal Stafa" , diçka e cila nuk ndodhi me tifozerinë tone në "Selman Stërmasi".