Përplasja me arbitrin/ Gjasula pezullohet 5 javë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Komisioni i Disiplinës në Federatën Gjermane të Futbollit ka ndëshkuar me pesë javë pezullim mesfushorin e Grojthefyrtit, Jurgen Gjasula.
Në ndeshjen e fundit përballë Bokumit, në minutën e fundit ai u ndëshkua me karton të kuq, që e pasoi me sjellje shumë të ashpër ndaj arbitrit, ndaj të cilit protestoi dhe arriti edhe ta shtynte atë fizikisht.
Gjest që i ka kushtuar një pezullim shumë të rëndë futbollistit, që gjithsesi ka kërkuar ndjesë për atë veprim që ka bërë.