e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Përmbysje epike, Liverpul hyjnor (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Përmbysje epike, Liverpul hyjnor (VIDEO)

Edhe Jyrgen Klop mbeti i ngrirë. Pasi kishte festuar me shpërthimin e tij që e karakterizon në të tre golat e skuadrës së tij, kur Lovren firmos 4-3 në minutën e parë shtesë të Liverpul-Borusia Dortmund, ish-i i madh i mbrëmjes ndoshta nuk i beson asaj që ai sheh.

Të kuqtë i dhurojnë vetes një tjetër natë madhështore, epike, legjendare. Pas vetëm 8 minutash lojë ishin në disavantazh 2- 0, ndërsa 25 minuta nga fundi shifrat shënonin 3-1 për kundërshtarët gjermanë. Për të fituar biletën e gjysmëfinaleve duhet të shënonin tre gola...

Dhe ia dolën. Sigurisht, nuk është e njëjta gjë, por kanë qenë të shumtë ata që u është kthyer në kujtesë finalja e Ligës së Kampioneve dhe përmbysjes madhështore kundër Milanit, në vitin 2005. Sepse më të kuqtë përballë ndeshja duket sikur nuk përfundon kurrë...

Start shokues Mjaftuan 8 minuta për t'u dhënë ideja se ishte shkatërruar një ëndërr, një fabul, diç- ka që vetëm futbolli mund ta dhurojë. Nga vërshëllima për fillimin e takimit kalojnë vetëm 8 minuta dhe Jyrgen Klop e gjen skuadrën e tij në disavantazh të dy golave.

Mikhitarjan hap valsin e një goditje të lehtë në rrjetë, ndonëse faji i mbrojtjes ishte harresa e Aubamejangut në qendër të mbrojtjes, i cili impenjon Minjoletin në tentativën e parë, por portieri nuk mund të bëjë mrekullinë e dyfishtë. Të kuqtë, pa Hendersonin në mesfushë, luajnë pa busull, kalohen shumë lehtë në atë repart që duhet të jetë diga e çdo skuadre.

Prandaj, mjafton pak që të vijë edhe goli i dytë, me Rojsin, i cili me një asist fantastik gjen Aubamejangun dhe sulmuesi nga Gaboni nuk fal, por feston golin e 37-të në sezon, të tetin në Ligën e Europës. Ky fillimsfide nga ana e anglezëve është skandaloz, reagimi që duhet të vijë mungon dhe të vetmin rast të pastër e shpërdoron në mënyrën më të keqe Firmino, ndërsa Aubamejang i shkon pranë edhe trefishimit të rezultatit për gjermanët, të cilët mund t'i kishim mbyllur llogaritë me ndeshjen dhe kualifikimin pas vetëm 45 minutash lojë.

Emocione epike Ajo që dukej një ndeshje e mbyllur ofron një pjesë të dytë të çmendur, sepse Liverpuli rikthehet në fushë me dëshirën se mund të bëjë diçka epike. Dhe ëndrra nis të formohet në realitet, pas vetëm 3 minutash lojë, kur Origi transformon në gol vertikalizimin e Çan dhe ngushton distancat.

Mjafton kaq dhe papritur është Dortmundi që hyn në kolaps, por në momentin e tyre më të keq është Humels që vishet në rolin e fantazistit dhe gjen një asist perfekt për Rojsin, i cili pak hapa larg portës i dërgon shifrat në 3-1. Gjithçka e mbyllur? Jo, kjo frazë është e ndaluar kur luan Liverpuli, sepse Kutinjo shpejton të rihapë sërish ndeshjen, me një të djathtë të pakapshme nga jashtë zone.

Por braziliani nuk mjaftohet me kaq, sepse është ai që godet edhe goditjen e këndit me të cilën Sakho barazon shifrat në 3- Përmbysje epike, Liverpul hyjnor Përmbysje epike, Liverpul hyjnor Përmbysje epike, Liverpul hyjnor Anglezët rikthejnë në kujtesë finalen e Champions-it me Milanin dhe meritojnë gjysmëfinalet Klop eliminon Borusian e Dortmundit duke shënuar tri herë në 25 minutat e fundit.

Dhe në këtë pikë, është e pamundur që të mos besosh te përmbysja, e cila do të vijë, ashtu si në ëndrrat më të bukura, kur një krosim i Milner gjen kokën e Lovrenit, i cili jo vetëm ngrin shifrat në 4-3, por dërgon në ekstazë të gjithë "Anfield Road"-in..