Perleshje tifozesh, 100 te arrestuar, 10 te plagosur
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në Kampionatin Evropian të Futbollit, që po mbahet në Poloni dhe Ukrainë, mbrëmë në xhiron e dytë të Grupit A, Polonia – Rusia barazuan 1:1, ndërsa Çekia mundi Greqinë me rezultat 2:1. Në tabelën e klasifikimit të këtij grupi, kryeson Rusia me 4 pikë, e dytë është Çekia me 3, Polonia ka dy, ndërsa Greqia është e fundit me një pikë. Para takimit ndërmjet Polonisë dhe Rusisë, simpatizuesit e të dy ekipeve janë përleshur në rrugët e Varshavës. Raportohet se afro 100 vetë janë arrestuar, ndërsa së paku 10 vetë janë lënduar.
Sot në ndeshjet e xhiros së dytë të Grupit B, takohen Danimarka – Portugalia dhe Holanda – Gjermania.
Sot në ndeshjet e xhiros së dytë të Grupit B, takohen Danimarka – Portugalia dhe Holanda – Gjermania.