e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Perisiç: Jam i Interit, por më pëlqen Çelsi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Perisiç: Jam i Interit, por më pëlqen Çelsi

Përpara takimit të fituar me shifrat 1-0, Ivan Perisiç u prononcua rreth fjalëve që tha menaxheri i tij. "Nuk i kam thënë unë ato fjalë, unë do të luaj një ndeshje pas një ore, prandaj nuk do të flas për atë që ka thënë menaxheri im.perisic Unë kam një kontratë 4-vjeçare me Interin. Për sa i përket interesit të Çelsit, nëse ky klub është me të vërtetë i interesuar për mua, atëherë nuk më mbetet gjë tjetër veçse të them që jam me fat.

Do të ishte klubi ideal për mua. Kam dëgjuar të thonë se unë kisha dëshirë të luaja atje dhe unë e konfirmoj këtë, por nuk e di se pas sa kohësh do të transferohem atje", tha mesfushori i Interit.