e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Perez: Ronaldo do te rinovoje me Realin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Perez: Ronaldo do te rinovoje me Realin

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, shprehet i bindur se Kristiano Ronaldo do të rinovojë me madrilenët, pavarësisht deklaratës së tij të disa ditëve më parë, ku portugezi e mohonte këtë gjë.

“Kristiano e ka bërë deklaratën pasi kishte disa informata në media të cilat nuk i përshtateshin realitetit. Së shpejti ne do ta qartësojmë këtë rast.

Nuk kam dyshime se Kristiano do ta nbyllë karrierën te Real Madridi. Unë jam i bindur se ai do të rinovojë. Ky është objektivi më i rëndësishëm i yni, rreth të cilit mund ts ndërtojmë të ardhmen e Madridit”, ka thënë Perez.

Ronaldo ka kërkesa nga dy ekipet franceze PSG dhe Monako, por edhe nga Junaited, që kërkon ta rikthejë atë në Mançester.