Gigs: Spanja do te dominoje edhe per nje kohe te gjate
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas fitoreve të njëpasnjëshme, shumë njerëz presin një rënie të Spanjës. Por, nuk mendon kështu mesfushori legjendar i Mançester Junaited, Rajan Gigs. Sipas tij, spanja do të dominojë edhe për një kohë të gjatë futbollin botëror. “Ekipi i Spanjës është plot me lojtarë të mëdhenj, si Fabregas, Iniesta dhe Ksavi. Ata janë të pandalshëm kur e kanë topin në këmbë. Ata kanë qenë në maje për gjashtë apo shtatë vitet e fundit. Pas tyre do të vijnë grupmoshat U21. Ata kanë kualitete në çdo nivel dhe unë mendoj se do të dominojnë edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë Gigs për Marca.