Per francezet Krusaders-Skenderbeu e trukuar?

Per francezet, Krusaders-Skenderbeu e trukuar?

Hije dyshimi për ndeshjen Krusaders-Skënderbeu e luajtur të martën. Mediat frankofolëse nga Franca e Belgjika, dje kanë nisur një sulm për skuadrën kampione shqiptare, duke e konsideruar ndeshjen e së martës të trukuar. Më ashpra në akuza ka qenë “hat-trick.fr”. janë çfarë shkruante dje ajo. “Në turin e dytë kualifikues të Champions League, një skuadër irlandezo-veriore ka fituar 3-2 kundër një skuadre shqiptare, humbje kjo që nuk është se u ka sjellë problem për kualifikimin kampionëve të Shqipërisë. Logjikisht ishte e thjeshtë që një skuadër me miliona të kualifikohej më tej siç. Gjithsesi, lojtarët dhe tifozët të Krusaders janë të mërzitur dhe akuzojnë që ishte ndeshje e trukuar. Po përse? A ka logjikë në këtë çështje. "Suspanca kishte mbaruar, por Skënderbeu nuk luajti më.

Në pesë minutat e fundit Krusadersit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, goditi dy herë shtyllën, dhe shënoi dy herë", thotë Stuart Briers, një tifoz i mërzitur i“Hatchetman. Jo për rezultatin sepse luante një skuadër gjysmë profesioniste me një skuadër profesioniste. sa për informacion dy lojtarët më të mirë të skuadrës nga ishulli britanik janë me pushime, apo sapo janë kthyer. Gjatë ndeshjes, skuadra e kryëzatës kishte pësuar dy gola shumë të evitueshëm. Stefën Bakster, menaxheri i skuadrës irlandeze ishte i mërzitur kundër arrogancës lokale. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes ai u shpreh se skuadra e tij nuk mund të ishte në të njëjtin nivel me ekipin tjetër në fushën Europiane", shpjegon News Letter. “Shqiptarët e morën seriozisht ndeshjen, saqë për paksa nuk shkuan në Irlandë dhe jo Belfast. Një histori e çmendur vizash”, pranon “footballski.fr”.

Edhe pse erdhën në kohë, menjëherë mbesin me 10 vetë pas 11 minutave lojë. Një mundësi e artë për Krusaders për të kontrolluar lojën, por pa sukses. Dy gabime të kapitenit Koates dhe Skënderbeu shënoi dy herë dhe ndeshja u mbyll. Në këtë moment nga shumë vende në Paris janë vënë baste rreth 300 mijë euro me koeficientin 3.5. Shkurt në 10 minutat e fundit janë luajtur në Paris 300 mijë euro. Nëse UEFA tani për tani hesht, irlandezo-veriorët rebelohen. "Nuk jam duke kërkuar që klubi im të kualifikohet ose që është i pafajshëm, vetëm se diçka duhet bërë kundër fiksimit të ndeshjeve dhe ne duhet marrim pjesë me të gjitha mënyrat", është shprehur Stjuart. Një zhgënjim që ndahet edhe nga Shon O'Neil, portieri i skuadrës i cili me disa “tweets”, bën të qarta shumë gjëra për këtë ndeshje, duke e quajtur të turpshme. Asnjë kamera në stadiumin e vogël të Belfastit që mban vetëm 1500 tifozë. Skënderbeu edhe më parë është përfshirë në histori të tilla sipas ESPN-së”, shkruhet në artikullin e “hat-trick.fr”.

Skënderbeu ka kaluar parmbrëmë në turin e tretë eliminator në Ligën e Kampionëve. Korçarët janë mundur 3-2 nga ekipi irlandezo-verior Krusaders, por falë fitores 4-1 në ndeshjen e parë, duke siguruar një "biletë" për në fazën tjetër. Pavarësisht kualifikimit, mbi këtë ndeshje ka dyshime të forta për trukime. Kjo, duke qenë se në 17 minutat e fundit, ekipi irlandezo-verior ka gjuajtur dy shtylla dhe ka shënuar dy gola. Dy golat madje janë shënuar në kohën shtesë, kur koha e rregullt kishte përfunduar. UEFA mund të hapë një hetim në lidhje me këtë ndeshje, megjithëse tingëllon e çuditshme që skuadra shqiptare të ketë toleruar, duke parë situatën e mirë në të cilën ndodhet.

28 korrik ora 20:45 do të luhet Milsami – Skënderbeu. Klubi korçar ka bërë të ditur datën e përballjes së pare, që do të zhvillohet në Moldavi. Kundërshtari eliminoi bullgarët e Ludogorets, pas dy fitoreve duke siguruar kalimin në turin e tretë të Champions League.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama