e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pato këmbëngul: Nuk iki nga Milani!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pato këmbëngul: Nuk iki nga Milani!
Pak minuta më parë, faqja zyrtare e Milanit, ka publikuar këtë komunikatë: "Milani komunikon se Aleksandre Pato do të qëndrojë kuqezi. Sulmuesi ka vendosur që do ta vazhdojë me Milanin karrierën e tij të re, të shkëlqyer dhe fitimtare,". Ndërkohë, vetë lojtari e ka komentuar kështu situatën: "Milani është shtëpia ime. Nuk dua ta ndërpres karrierën me kuqezinjtë pasi edhe dy trofetë e parë i kam fituar me këtë fanellë. Dua të vijoj të kontribuoj që të shkruaj historinë e Milanit me sukseset e ardhshme të kësaj shoqërie me gëzim dhe në harmoni perfekte me të gjithë ambientin. Ky gëzim do të më japë karkimin e duhur për të përballuar ndeshjet e ardhshme me më shumë entuziasëm, dëshirë për të fituar dhe për të shënuar. Sot për mua është një ditë e veçantë. Falënderoj presidentin Berluskoni, klubin dhe tifozët që kanë besuar gjithnjë tek unë".