e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Edhe Bajerni, tani ne kerkim te Shaqirit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edhe Bajerni, tani ne kerkim te Shaqirit
Listës së gjatë që skuadrave që janë në gjurmët e futbollistit shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri i shtohet edhe Bajerni i Mynihut. Gjithçka bëhet e ditur nga mediat gjermane, të cilat bashkë me lajmin se ideja e bavarezëve për përforcimin me një sulmues mban emrin e Dimitar Berbatov, zbulojnë se drejtuesit e klubit e konsiderojnë 20-vjeçarin me origjinë kosovare që luan për Bazelin si një alternativë të vlefshme për yjet Arjen Roben dhe Frank Riberi në lojën nga krahët. Shaqiri, i lindur në Gjilan të Kosovës, ka një kontratë deri në verën e vitit 2014 me Basel por mund të lihet i lirë për 15 milionë euro. Shaqiri ka tërhequr në merkato dhe vëmendjen e shumë klubeve të tjera si Lila, Porto, Dinamo Kiev, Barcelona, Liverpul dhe Borusia Mynshengladbah.