Pasimet e sakta, ja në çfarë vendi renditet Kombëtarja shqiptare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UEFA ka publikuar një listë me numrin e pasimeve të secilës skuadër që ka marrë pjesë në kualifikueset e "Francë 2016", si dhe me përqindjen e zotërimit të topit.
Edhe pse kuqezinjtë kanë qenë një ekip jo favorit, arritën të kualifikoheshin, mirëpo mangësitë teknike përballë rivalëve kanë bërë që statistikat për pasimet dhe zotërimin e topit të mos jenë shumë pozitive.
Kuqezinjtë numërojnë 2267 pasime gjatë ndeshjeve kualifikuese, prej të cilave 1886 kanë qenë të sakta. Nëse këto numra do të përktheheshin në përqindje, atëherë Kombëtarja jonë numëron 83% të pasimeve të sakta, që është një përqindje e lartë.
Kuqezinjtë kanë qenë pjesë e njërit prej grupeve më të vështira të kualifikueseve, me kundërshtarë si Portugalia, Danimarka e Serbia.
Gjithashtu, kuqezinjtë kanë qenë në një grup me pesë skuadra dhe për më tepër, që sa i përket kësaj statistike duhet kujtuar që kuqezinjtë nuk e kanë zhvilluar të plotë përballjen me Serbinë. Në lidhje me zotërimin e topit, statistika për kuqezinjtë është 45%.