e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizanit nuk i mjafton Sukaj, eliminohet nga Laçi (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizanit nuk i mjafton Sukaj, eliminohet nga Laçi (VIDEO)

Laçi është ekipi i katërt që formon katërshen e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit kanë rezustuar sot në kryeqytet ndaj Partizanit ku janë mundur 1-0, por kjo nuk i ka penguar ata që të presin biletën për në raundin tjetër të Kupës.bathaEkipi i drejtuar nga Stavri Nica ka përfituar nga rezultati i ndeshjes së parë të luajtur në Laç ku fitoi 2-0 falë golave të Xhejms për të siguruar kualifikimin. takimi i sotëm ka prodhuar hsumë emocione pasi të kuqtë provuan deri në sekondën e fundit ta dërgonin ndeshjen në shtesë.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0 dhe nuk ka pasur shumë histori. Në fraksionin e tyrë të kuqtë e Agostinelit shfaqen me një tjetër dhe ushtrojnë presion minutë pas minute. Goli që ndezi sfidën erdhi në minutën e 64 me autor Xhevahir Sukajn.

Shkodrani merr një pasim dhe del i vetëm përballë Selmanit, godet me parabël drejt portës dhe e dërgon topin në rrjetë. 1-0 dhe vendasit marrin më shumë zemër. Kurbinast janë kthyer totalisht në mbrojtje duke kërkuar të administrojnë rezultatin.

Partizani vazhdon të sulmojë vazhdimisht drejt portës së Laçit dhe gjen edhe golin e dytë në minutën e 79-të me Raçiç, por ka pozicion të parregullt. Protestojnë vendasit. Takimi i afrohet fundit dhe as 5 minutat shtesë nuk i mjaftojnë ekipit të Agostinelit për të realizuar edhe golin e dytë. Mbyllet gjithçka 1-0 dhe Laçi pret biletën e kualifikimit. tashmë e gjithë vëmendja e Partizanit kalon te kampionati.

Goli i anuluar i Raçiç

Partizani - Laci 1-0 Goli i anuluar i Racic by gazeta-panorama

MINUTAT:

Mbyllet gjithçka 1-0 dhe kualifikohet Laçi.
89´
Pranë golit, Krosim drejt zonës, Atanda godet me kokë, por topi përplaset në shtyllë.
85´
Partizani vazhdon sulmet e njëpasnjëshme, Laçi mbrohet mjaft mirë.
79´
Shënon Partizani me Raçiç, por ka pozicion të parregullt, protestojnë vendasit.
75´
Kurbinasti janë kthyer totalisht në mbrojtje duke kërkuar të administrojnë rezultatin.
70´ Pas golit, Partizani merr zemër dhe vazhdon të sulmojë vazhdimisht drejt portës së Laçit.
64´ GOOOL PARTIZANI. Sukaj merr një pasim dhe del i vetëm përballë Selmanit, godet me parabël drejt portës dhe e dërgon topin në rrjetë. 1-0
59´ Zëvendësim te Partizani, largohet Bardhi, në fushë Stevan Raçiç.
51´ Pranë golit Partizani, Felipe Gomes kroson drejt zonës një goditje dënimi, Sukaj godet me kokë, por topi prek shtyllën dhe përfundon jashtë.
46´ Ka nisur pjesa e dytë, topin kësaj here e luajnë vendasit
Mbyllet pjesa e parë 0-0
38´ Top i gjatë drejt zonës për Sukajn, sulmuesi tenton goditjen, por nuk kordinohet si duhet.
34´ Kërcënues sërish Partizani, Felipe provon me të majtën nga jashtë zonës, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
31´ Vila kroson drejt zonës nga e djathta, Sukaj godet me kokë, por topi përfundon jashtë.
29´ Pranë golit Partizani. Sukaj godet në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga distanca me të majtën, por i mrekullueshëm ka qenë edhe reagimi i Selmanit që e devijon topin duke mos e lejuar të shkojë në rrjetë.
27´ Batha provon goditjen nga jashtë zone, por i gjetur në pozicion, pret mjaft mirë Selmani
21´ Ndeshje e vakët dhe pa emocion deri në këto minuta, ekipet vetëm sa qarkullojnë topin dhe qëndrojnë shum larg portave respektive.
17´ Vazhdon të mos ketë raste për asnjërin nga ekipet. Partizani duket më kërkues, por Laçi bllokon mjaft mirë çdo aksion dhe del rrezikshëm në sulm.
10´ Minuta të qeta dhe pa raste, topi luhet në mesfushë.
06´ Top i gjatë drejt zonës së Partizanit, Sheta përpiqet ta shtyjë drejt rrjetës, por nuk arrin dhe kontrollon Alban Hoxha.
05´ Mundësi për Partizanin, krosim drejt zonës nga krahu i djathtë, Bardhi ul me kokë për Vilin i cili gjuan menjëherë, por pret mjaft mirë Selmani.
03´ Goditje kendi për Partizanin, provon Batha me kokë, topi mbetet në zonë, por largojnë mbrojtësit e laçit.
01´ Ka nisur takimi me topin e parë të luajtur nga kurbinasit.

Partizani - Laçi 1-0
Golat: Sukaj 64´
Formacionet

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Batha, Felipe, Bardhi, Vila, Torasa, Sukaj Trajner: Andrea Agostineli.
Laçi: Selmani, Souza, Sheta, Buljan, Sefgjini, Gocaj, Veliaj, Dosti, Musaj, Nimani, Cetkoviç Trajner: Stavri Nica.