e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nica thumbon Agostinelin: Partizani ka lojtarë cilësorë, por i paqartë në sulm

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nica thumbon Agostinelin: Partizani ka lojtarë cilësorë, por i paqartë në sulm

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Partizanit. Edhe pse Laçi humbi me rezultatin 1-0 ndaj Partizanit në "Qemal Stafa", në ndeshjen e vlefshme për takimin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, skuadra e Nicës u kualifikua për në gjysmëfinale falë rezultatit 2-0 në ndeshjen e parë.

Untitled-3Pas ndeshjes, trajner i Laçit vlerësoi më shumë repartin e mbrojtjes dhe mesfushës. "Vështirësia ishte e madhe deri sa arritëm të mobilizoheshim dhe të kapnim kundërshtarin në kundërsulm. Patëm defekte, megjithatë mbrojtja funksionoi mirë. Reparti i mesfushës u bë një bllok dhe siç e menduam, kështu e kaluam",-tha Nica për "Supersport".

Trajneri i Laçit komentoi edhe situatën te Partizani, duke u ndalur te sulmi. "Rezultati 2-0 na dha avantazhin e vet. Megjithatë, që të flasim me këmbë në tokë, Partizani ka kualitete brenda, repartet janë të blinduara, ka lojtërë cilësor, por harmonizimi i tyre nuk është shumë i qartë në manovrat sulmuese, nguten me topa të gjatë dhe ne i shfrytëzojmë të gjithë situata loje në favorin tonë",-tha ai.