e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizanin e tradhton edhe kalendari i mbetur

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizanin e tradhton edhe kalendari i mbetur

Partizanit i mbeten edhe nëntë ndeshje shprese për të rikthyer titullin, që i mungon nga sezoni 1992-1993. partizaniTë kuqtë janë në duel të hapur me Skënderbeun, i cili në 27 javët e luajtura ka grumbulluar 4 pikë më shumë se kryeqytetasit.

Përpos diferencës katërpikëshe, edhe kalendari nuk e favorizon Partizanin në krahasim me ndeshjet që ka Skënderbeu në pjesën e mbetur.

Në fazën e katërt Partizanin e presin pesë transferta, madje dy radhazi që në fillim, ndërsa korçarët kanë një ndeshje më pak jashtë fushës së tyre. Përballjen e katërt për këtë sezon mes dy ekipeve kalendari e rezervon që të luhet në Korçë. Pra, të besuarit e trajnerit Mirel Josa kanë favorin që t'i presin në shtëpi rivalët e kuq. Për sa u përket transfertave, Partizani do të luajë në javën e 28-të në Laç, një javë më vonë në Vlorë; në javën e 31- të shkojnë në Kukës; java e 33- të rezervon derbin, ku Tirana është pritëse dhe në javën e parafundit janë mysafirë në Korçë.

Ndërsa Skënderbeu provën e parë të zjarrit në transfertë e ka në javën e 29- të në Kukës; në javën e 31-të vijnë në kryeqytet përballë Tiranës; në javën e 33-të shkojnë në Durrës dhe kampionatin e mbyllin në stadiumin e Vlorës. Ndonëse distanca me Skënderbeun dhe kalendari nuk janë favorizues, Partizani i trajnerit Agostineli nuk është dorëzuar dhe ka besim në arritjen e objektivit madhor, fitimi i titullit kampion.

Përpara se të shkojnë në Korçë, në javën e parafundit të sezonit, trajneri Agostineli kërkon që të rikuperojë një pikë titulli. Trajneri italian ka besim se, nëse ndeshja direkte me Skënderbeun do ta gjejë Partizanin tri pikë larg korçarëve, titulli kampion do të jetë i "demave". Pra, sfida e Agostinelit është që Partizani ta sigurojë titullin në duelin direkt me bardhekuqtë në përballjen e javës së 35-të.

Përgatiti: ILIR CARA